Kosova në marrëdhëniet rajonale-Mes “jugosferës“ dhe “Shqipërisë së Madhe”

Dragan Bisenić
Burim: Print Screen/RTS

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq, gazetar

Votimi ndaj kërkesës kosovare për anëtarësim në Këshillin e Europës, çeli sërish çështjen e vendit të Kosovës në raportet e ndjeshme dhe komplekse rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe juglindjen e Europës. 

Pavarësisht se mund të konsiderohet se Sërbia përmes një doze të caktuar fataliteti i’u afrua këtij aplikimi, nuk hidhet poshtë fakti se asnjë shtet i rajonit nuk qëndroi në anën e saj. Pra, Sërbia ka qenë dyfish e kufizuar. E para, pranimi i dokumentit të saj rreth marrëdhënieve të ardhshme me Kosovën dhe përmbushjen e nenit 4 ku i’a mohon vetes mundësinë që të kundërshtojë pranimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. E dyta, me qëndrimin e saj të përgjithshëm ndaj Gjermanisë dhe rolin e kësaj të fundit si partnere ekonomike dominante në Sërbi përmes Bashkimit Europian, faktor edhe më i spikatur në ekonominë sërbe.

Në diferencë nga principet e një rendi liberal, në të cilin shteti dominues, SHBA promovoi këtë rend dhe në këmbim prej kohësh nuk nuk kërkoi përfitime të veçanta për veten, Bashkimi Europian dhe Gjermania, formuluan politikën e kushtëzimit politik të aktiviteteve të tyre investuese dhe ekonomike çfarë është absolutisht i’u bë e ditur Sërbisë. Në rrethana të tilla, votimi kundër Sërbisë ishte lojë “e sigurt”. Mendohej se kundërshtimi i Sërbisë do të ishte shumë i rrezikshëm, pa asnjë perspektivë që rezultati të ndryshojë ndjeshëm, dhe as shtetet e tjera ballkanoperëndimore nuk janë në pozitë më të mirë. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO çka është faktor i mjaftueshëm koheziv për këtë vendim të tillë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina shfrytëzoi vakumin legjislativ.
Kosova, pavarësisht nga kjo, është larg prej të qënit faktor rajonal i harmonisë dhe stabilitetit. Ajo luan tjetër rol në perspektivën dhe planet e vendeve rajonale edhe sikur nëse ato qëndrojnë në rresht haptazi në anën e Kosovës. Sipas fjalëve të zyrtarëve kosovarë, partneri dominant politik në rajon, nëse nuk është Shqipëria, mbetet Kroacia. Para disa ditësh në Prishtinë ishte për një vizitë ministri i jashtëm kroat i cili konfirmoi këtë afërsi, e këtë e bërën edhe vetë mikrpitësit e tij. "Si vend anëtar i BE dhe NATO, Kosova e shikon Kroacinë si një histori të suksesshme dhe model i cili duhet ndjekur në këndvështrimin e arritjeve ekonomike dhe demokratike, por edhe në respektimin e të drejtave të minoriteteve” ka thënë Albin Kurti.

Kurti ka referuar fuqishëm shembullin e Këshillit të Bashkuar të Komunave me shumicë sërbe e cila është definuar përmes Marrëveshjes së Erdutit si model se çfarë do t'i ofronte Kosova, Bashkësisë së Komunave Sërbe. Kurti përveç kësaj, ka dhe mesazh të thellë. Ai pyet, nëse Sërbia e ka njohur Kroacinë me këtë pozitë të serbëve, atëherë përse ajo nuk do të njohë Kosovën me të njëjtat kushte? Logjika, duhet thënë, është pjesërisht e saktë, por injoron se Millosheviqi dhe Tugjmani bërën lëshime ndaj njëri-tjetrit dhe se gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi kishin qëllime të përbashkëta.

Mik i shpeshtë në Kosovë ku ndodhet edhe kontigjenti i ushtrisë kroate, është dhe presidenti kroat Zoran Millanoviq. Ky i fundit i cili është nën përplasje dhe diskutime të shpeshta me ministrat dhe kreun e qeverisë kroate, megjithatë ka shprehur kritikat nga më të ashpra për natyrën e pavarësisë së Kosovës. Në deklaratën e tij në të cilën kërkoi që rusët nuk duhet të krahasohen me “artiljerët sërbë”, presidenti kroat rastin kosovar e ka quajtur si “aneksim” ku nuk vihet në pikëpyetje çështja e Kosovës, sesa mbarë ky koncept. “Aneksuam Kosovën. Ne dhe bashkësia ndërkombëtare. Është marrë prej Sërbisë. Kush e bëri atë përveç nesh? A e kemi njohur Kosovën? Nuk është aneksim, veçse rrëmbim. Si quhet kjo? Ekstradim. Nuk është qepje por qafa. Kjo nuk sjellja e çështjes së Kosovës, por e gjithë konceptit-ka thënë Millanoviq. 

Pra perceptimi kroat për rastin e Kosovës, nuk është në linjë të drejtë dhe i padiskutueshëm, duke lënë shumë hapësirë dhe për një kuptim krejtësisht të ndryshëm, pavarësisht se vija politike e vazhdimësisë shkon krejtësisht në një tjetër pistë. Ndonëse Kroacia në Kushtetutë hoqi dorë direkt nga çdo lloj "Jugosllavie" dhe "jugosllavizmi", pozicioni i saj rajonal është i tillë që do të ishte e paarsyeshme të hiqte dorë nga ambiciet rajonale në të cilat Kosova është krejtësisht shtesë e mirëpritshme. Prishtina vëren se stabilizimi i Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore, vjen vetëm pas harmonizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Zagrebit dhe përpiqet të përfshihet si “faktori i tretë” që do të formësonte këtë hesap. Këtë, qoftë edhe pa dashje Kosova të bëhet faktor i dyfishtë i “Jugosferës”. Në këtë orbitë tërheq Kroacinë por përmes saj, pozicionohet edhe në hapësirën e dikurshme gjeopolitike dhe e distancon nga “Shqipëria e Madhe”, të cilën, padyshim, pothuajse të gjithë shqiptarët e shohin si një pashmangshmëri, nga e cila i ndajnë disa hapa larg shtesë. 

Bosnjë-Hercegovina ndonëse nuk e njeh Kosovën, votoi për pranimin e saj në Këshillin e Europës. Mosnjohja formale e Kosovës, të cilën Republika Sërbe e pamundëson me veton e saj, kufizon në masë të madhe hapësirën e Kosovës për manovrim në Sarajevë. Kampionët boshnjakë nuk janë pa ndikim në Kosovë dhe as fraksioni boshnjak i shqiptarëve të Kosovës. Ata përshëndesin thirrjen e Kurtit: “Nuk duam një tjetër Republikë Sërbe në Kosovë”. Ndonëse është e qartë se nuk ka as më të voglën mundësi që diçka e tillë të përsëritet në Kosovë, aq më tepër që Bosnjë-Hercegovina është shtet i pavarur dhe anëtar i OKB, ndërsa Kosova jo, duket se në këtë mënyrë me një gur vret dy zogj. Por edhe këtu nuk egziston rastësi të strukturës së politike. Politikanët shqiptarë të Kosovës, mbarë politikën e tyre e konsiderojnë gjithëpërfshirëse, të hapur dhe më pro-europiane sesa politika boshnjake e personifikuar nga partia e tyre më e madhe-Partia e Aksionit Demokratik. Në anën tjetër, prestigji i themeluesit të PAD, Alija Izetbegoviq, si një nga themeluesit e "përtëritjes islame" e tejkalon shumë reputacionin dhe afirmimin e Kosovës në botën islame, gjë që do të ishte shumë e dobishme për Kosovën në përhapjen e politikës së njohjes. Por kjo nuk ishte detyrë e thjeshtë as për Turqinë dhe presidentin e saj Erdogan e jo vetëm për përkrahësit boshnjakë të pavarësisë së Kosovës, sepse kjo çështje shkon përtej kornizës lokale ballkanike dhe bujt në marrëdhëniet globale mes botës islame dhe SHBA.

Prishtina është destinacion i rregullt i politikanëve malazezë. Presidenti aktual malazez Millo Gjukanoviq në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, ishte në Prishtinë e cila është destinacion i rregullt edhe për politikanë të tjerë malazez mes të cilëve dhe kryeministrit Dritan Abazoviq. Presidenti i ri i sapozgjedhur Jakov Millatoviq ka thënë se Mali i Zi nuk do të ndryshojë politikën e vet të njohjes së Prishtinës, kështu që marrëdhëniet miqësore të krijuara deri tani, të vazhdojnë me qeverinë e re.

Shkupi sot është alternativë e ndoshta qendra kryesore e çështjes shqiptare në Ballkan, falë komunitetit shqiptar si popull shtetformues në Maqedoninë e Veriut. E ndërsa shqiptarët e Kosovës hasin pengesa tek vetë Shqipëria, në Shkup mjaft lehtësisht dëshirat e tyre pranohen. Së fundmi, ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpalosur themelimin e “Katërshes Ballkanoperëndimore” me përfaqësues të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilin shumë e kanë lidhur me konturet e planeve për një “federatë shqiptare”, ndonëse Osmani deklaroi se platforma e Katërshes Ballkanoperëndimore është në përputhje me “politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë të BE” por edhe me “vlerat dhe parimet demokratike”.

Afirmimi rajonal i Kosovës, veçse me unanimitetin e arritur në shpalljen për anëtarësim në Këshillin e Europës, nuk është shprehje e një pamjeje të harmonizuar e vendit dhe rolit të saj në Ballkanin Perëndimor. Meqenëse është gjithnjë e më e sigurt se procesi i negociatave do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, konteksti rajonal i Kosovës do të konsiderohet dhe do të rishqyrtohet ndjeshëm, para se të përmbyllet, të themi, në supozime të dukshme të ndryshme nga të sotmet.