Petkoviq: Film nën dirigjimin e keq të Sveçlës, provë nervoze si pasojë e fitores së Listës Sërbe

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Pasi ministri kosovar i policisë Xhelal Sveçla deklaroi se afër Leposaviqit u sekuestruan armë duke i’a atribuar përgjegjësinë “Rojtarëve civilë”, drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq tha se kjo ishte veçse “film nën regjinë e keqe të Sveçlës” sipas skenarit të paraparë ku veçse tregojnë nervozizëm për fitoren e Listës Sërbe në zgjedhjet e fundit.

“Mbrëmjen e sotme patëm mundësi të shikonim film të ri nën regjinë e kryefalsifikuesit të Kurtit Xhelal Sveçlës ku shfaqi uniforma të disa dekadave dhe karikatorë bosh municionesh për të tentuar edhe një herë të akuzojë dhe kriminalizojë Sërbinë dhe popullin sërb” ka theksuar Petkoviq në njoftim.

Ky i fundit deklaroi se të gjithë tashmë janë “ngopur me nënshtrimet, falsifikimet dhe spinat e Kurtit dhe Sveçlës” të cilat kanë për synim t’i atribuojnë Beogradit dhe popullit sërb disa “zbulime sensacionale” me origjinë më se të dyshimtë, ndërsa, sikurse thotë ai, përfshihen vetë në gënjeshtrat e tyre dhe e gjithë kjo me synimin për të tërhequr vëmendjen nga mossuksesi i tyre në zgjedhjet e fundit.

“Skenari tashmë është i parë, i nervozuar për dështimin në zgjedhje dhe fitoren e Listës Sërbe, ku nuk arriti t’a shkatërrojë pavarësisht gjithçkaje, Kurti tashmë po tenton të akuzojë dhe kriminalizojë pa bazë popullin sërb dhe Beogradin për të tërhequr vëmendjen e opinionit për faktin se humbi zgjedhjet e fundit dhe ka problem të formojë shumicën” tha Petkoviq.

Në këtë Petkoviq thotë se nuk mund t'i ndihmojë asnjë "uniformë e mykur" e vjetër disa dekadash që tentojnë për të diskredituar opinionin, as rekuizita të tjera, sepse populli sërb e mposhti atë në zgjedhje me stilolaps dhe me votë demokratike.

I gjithë terrori që ndërmorri ndaj sërbëve “i ra në kokë”, tha drejtori i Zyrës për K&M.

“Nuk ka asnjë dyshim që Kurti dhe dhunuesit e tij do të tentojnë të shfrytëzojnë regjinë e sotme për sulme të mëtejshme të pabaza ndaj Beogradit dhe tentativa njollëse, por kjo do të mbetet ajo që është-film me regji të dobët të së premtes mbrëma” konkludoi Petkoviq.