Petkoviq: Forcat speciale të Kurtit ndalojnë punonjësit e “Postës së Sërbisë” të cilët transportonin pagesat

Petar Petković.jpg
Burim: Kosovo Online

Efektivët e Policisë së Kosovës në postbllokun e urës së Bistricës, kanë ndaluar dhe shoqëruar shoferin dhe dy punonjës të Postës së Sërbisë të cilët transportonin pagesat e Thesarit nga Leposaviqi në drejtim të Mitrovicës së Kosovës, bën të ditur Zyra për Kosovë e Metohi.

"Efektivët e Policisë Speciale të Kurtit kanë ndaluar sot dhe më pas shoqëruan në postbllokun famëkeq në urën e Bistricës, shoferin dhe dy punonjës të Postës së Sërbisë të cilët rregullisht transportonin të hollat nga Thesari në Leposaviq në drejtim të Mitrovicës së Kosovës. Ata së bashku me të hollat për pagesat e rregullta financiare, janë dërguar në terminalin doganor në jug të Mitrovicës dhe me ta në terren, ndodhen edhe përfaqësuesit tanë” ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq.

Ky i fundit vlerësoi se ky hap dëshpërues, përfaqëson hakmarrjen e Kurtit ndaj sërbëve pas “drurit” që përjetoi në zgjedhje dhe është një tentativë e re për të rritur tensionet në veri të Kosovës nën regjinë e Prishtinës.

"Fjala është për vijimësinë e pengesave të vazhdueshme politike dhe administrative që vendos Prishtina me qëllim vështirësimin e transaksioneve të pagesave në veri të Kosovës e Metohisë, ndonëse nuk kanë absolutisht të drejtë për t’a bërë këtë. Sërbët gjithçka e kanë legale, legjitime dhe në bazë të ligjit për të përdorur të hollat e tyre dhe kjo nuk vihet në diskutim" nënvizon Petkoviq.

Ky i fundit thekson se liria e transaksioneve të papenguara të pagesave, garantohet përmes marrëveshjes së Brukselit dhe vetëm pas formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe kjo kompetencë i kalon BKS.

“Rreth këtij hapi të rrezikshëm të ndërmarrë nga Prishtina dhe Kurti, menjëherë direkt informova Mirosllav Llajçakun si dhe SHBA dhe presim reagimin e tyre diplomatik për të qetësuar tensionet që po prodhon Prishtina” tha Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se ky hap është llogaritur me kujdes para vazhdimit të dialogut në Bruksel dhe tregon se Kurti nuk dëshiron fare normalizim të marrëdhënieve apo formimin e BKS.