Petkoviq: Kontingjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë dhe Metohi, aksioni diplomatik i Beogradit ka dhënë fryte
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka deklaruar se populli serb në Kosovë është në prag të një fatkeqësie humanitare për shkak të bllokadës dhe obstruksionit dyvjeçar të Prishtinës dhe tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga “popullit tonë në Kosovë dhe Metohi”.
“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, një kontigjent i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet e KeM! Dy kamionë transporti dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë mbrëmë në KeM dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, tha Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi theksoi se për shkak të bllokadës dhe obstruksionit gati dyvjeçar të Prishtinës, e cila shpiku pengesa të ndryshme administrative, ne ishim në prag të një fatkeqësie humanitare.
“Beogradi ka paralajmëruar rregullisht zyrtarët e BE-së për këtë gjatë dialogut, si dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga populli ynë në Kosovë!”, ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X”.
0 komentet