Petkoviq i shkruan Llajçakut: Vendimi i Prishtinës për t’i ngarkuar borxhin e pretenduar të energjisë, sulm tjetër ndaj dialogut dhe sërbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq i dërgoi letër të dërguarit special të BE për dialog Mirosllav Llajçak në të cilën shprehej protestë e ashpër dhe shqetësim për rastin e vendimit të autoriteteve kosovare për ngarkimin e borxhit të energjisë që egziston ndaj KOSST dhe ku sipas thënieve nga Prishtina, do të ndërmerret pjesërisht nga fondet e buxheteve të komunave me shumicë sërbe në veri të Kosovës dhe pjesërisht nga Fondi Zhvillimor për Veriun.
Petkoviq në letër thekson se pretendimet në të cilat bazohet vendimi, janë me të vërtetë të pasakta dhe të pabaza dhe se qëllimi prej Fondit të Zhvillimit për Veriun të tërhiqen njëanshmërisht fondet për çfarëdolloj qëllimi, përveç atyre të parashikuara në Marrëveshjen rreth Doganave dhe Fondin Zhvillimor për Veriun e vitit 2013, e cila mbi të gjitha ka të bëjë me zhvillimin e këtyre katër komunave, paraqet sulmin më brutal ndaj procesit të dialogut dhe mbi të gjitha mbi popullatën e katër komunave me shumicë sërbe që janë të destinuara për zhvillim dhe përmirësimin e jetës përmes fondit të mësipërm.
Në letrën e cila siç konfirmohet për Kosovo Onlajn nga Zyra për Kosovë e Metohi që i është dërguar Llajçakut, thuhet se Beogradi kundërshton ashpër skenar të tillë dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga BE për të parandaluar qëllimin e Prishtinës për të vjedhur të hollat e Fondit.
Gjithashtu kujtohet që i tillë zhvillim ngjarjeje, do të cënonte direkt progresin e arritur në fushën energjitike duke pasur parasysh se më 9 dhjetor, kompania Elektrosever dhe KEDS nënshkruan marrëveshje komerciale që rregullon marrëdhëniet e ndërsjellta në biznes në hapësirën e lartpërmendur në të katër komunat me shumicë sërbe.
“Duke qenë se roli themelor i Fondit të lartpërmendur është financimi i projekteve të qëndrueshme financiarisht, ekonomike dhe me rëndësi mjedisore që kanë të bëjnë kryesisht me ndërtimin dhe mirëmbajtjen dhe që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së popullsisë lokale, si dhe kategorive veçanërisht të cënueshme të banorëve, çfarëdolloj rishpërndarje e burimeve financiare egzistuese që nuk është në përputhje me qëllimin e përmendur, është shkelje direkte e pikës 7 të Marrëveshjes së lartpërmendur për Doganat dhe Fondit të Zhvillimit për Veriun”, theksohet në letër.
Petkoviq vlerëson se çfarëdolloj rishpërndarje e burimeve financiare egzistuese në kundërshtim me këto synime, paraqet shkelje direkte e Marrëveshjes për Doganat dhe Fondin e Zhvillimit për Veriun e vitit 2013.
“Duke marrë parasysh gjithçka që u përmend më parë, ndoshta edhe më e rëndësishmja, pagesa e paralajmëruar e borxhit të pretenduar për energji elektrike nga burimet financiare të Fondit për Veriun, është një tjetër në vargun e vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime të Autoriteteve të Përkohshme në Prishtinë dhe se si e tillë paraqet shkelje direkte dhe të rëndë të Marrëveshjes doganore të vitit 2013”, ka paralajmëruar ai.
Ndërkaq ministri Murati duke speguar vendimin, tha se Komuna e Mitrovicës së Veriut është borxhlie me 6,5 milionë euro, Komuna e Zveçanit 1,1 milionë, Komuna e Zubin Potokut 1,6 milionë, Komuna e Lleposaviqit 2,6 milionë çka shkon gjithsej 11,8 milionë euro për të katër komunat.
Ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe Lista Sërbe, e cila vlerësoi se me këtë mohohen dhe degradohen haptazi marrëveshjet e Brukselit të cilat janë arritur në periudhën e fundit dhe që duhet të kenë mbrojtjen e Bashkimit Europian, i cili ishte garantues i marrëveshjeve të arritura.
0 komentet