Petkoviq: Insistuam tek BKS-kjo është korniza për mbijetesën e popullit sërb, por kjo Bislimit nuk i intereson

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë sot në Bruksel pas raundit të ri të dialogut, se dhe sot në të gjitha takimet, biletarele dhe trilaterale, insistoi tek formimi urgjent i Bashkësisë së Komunave Sërbe, pasi kjo, sikurse theksoi, është kornizë për mbijetesën e popullit sërb në Kosovë dhe parakusht e çdo bisede të mëtejshme dhe ajo çka pritet për 12 vjet. Petkoviq tha se kjo nuk i pëlqeu negociatorit të Prishtinës Besnik Bislimit i cili sikurse tha, as sot nuk dëshiroi t’i përgjigjej pyetjes nëse e pranoi draft-statutin europian për formimin e BKS.

"Ajo që folëm tek të gjitha takimet dhe për të cilën insistuam, është se duhet menjëherë dhe urgjentisht të shkohet deri tek formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe që është parakusht që të mund të vazhdojmë, sepse nëse nuk ka Bashkësi të Komunave Sërbe, vihet në pikpyetje mbijetesa e popullit sërb në Kosovë e Metohi. Kjo për ne tani është çështje humanitare, sepse populli sërb nuk mund të durojë më gjithë terrorin që vuan nga policia e Kurtit dhe regjimi i tij. Këtë ja thashë haptazi dhe Besnik Bislimit", u tha Petkoviq gazetarëve pas bisedave që zgjatën më shumë se shtatë orë.

Vuri në dukje se u bisedua dhe rreth çështjës së personave të zhdukur dhe tha qartë se Beogradi është absolutisht i vendosur që këtë çështje t’a zgjidhë në favor, para së gjithash, të familjeve që prej më shumë se 20 vitesh, kanë pritur të vërtetën për vuajtjet e të dashurve të tyre.

"Të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë, në çfarë mënyre, si të formohet komision i përbashkët, si të punohet, si të vendosen rregullat e punës, gjithçka që është e nevojshme. Por, pavarësisht nga ajo çka duhet të ndodhë në Bruksel, marrëveshja e përbashkët për të cilën insistojmë, ne punojmë njëanshmërisht, bëjmë përpjekje për të gjetur të zhdukurit. Gërmimet e djeshme në territorin e Sërbisë qëndrore flasin për këtë", tha Petkoviq.

Ky i fundit tha se Beogradi po bën gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Tha se po fliste për vuajtjet e sërbëve, pasi janë shënuar gati 700 sulme me motive etnike ndaj sërbëve, ndaj KOS, tempujve, varreve, se keqtrajtohen fëmijët, gratë, se ndryshohen emrat e rrugëve, pra që Prishtina bën gjithçka të dëbojë popullin sërb të Kosovës.

"Bashkësia e Komunave Sërbe përfaqëson kornizë për mbijetesën e popullit sërb dhe tek kjo do të insistojmë. U thamë se BKS është parakusht për çdo bisedë të mëtejshme, hapa të mëtejshëm. Të kemi BKS për të cilën presim prej 12 vitesh", tha Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se Bislimit nuk i pëlqeu, sikurse tha, nuk i pëlqeu që sot u bisedua në përgjithësi në Bruksel tre ditë para fushatës pasi Albin Kurti dhe Bislimi “kur është fushatë elektorale i’a mbathin nga dialogu si djalli nga kryqi”.

Petkoviq tha se Prishtina edhe sot, kur duhej të përmbahej nga lëvizjet e njëanshme, shkoi drejt pakuptimësisë së dialogut, me mbylljen e paligjshme të ambjenteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, të cilat i përkasin shtetit të Sërbisë, pra Postës së Sërbisë. Kjo, konstatoi ai, flet shumë sesi është raporti i tyre ndaj dialogut.

Tha se u fol edhe për të gjithë sërbët e arrestuar që "lëngojnë në kazamatet e Kurtit" vetëm sepse mbajnë emër e mbiemër sërb apo mbajnë bluza me emblema sërbe, të cilat nuk fyejnë askënd.

"Por, sigurisht që Bislimi rrëfen historinë e vet, se nuk i intereson asgjë kur është fjala për dialogun", theksoi Petkoviq.

Ky i fundit tha se takimi direkt nuk ishte aspak i këndshëm dhe se Bislimi nuk dëshironte t'i përgjigjej kërkesës së Beogradit për të biseduar për de-eskalimin, i cili është i nevojshëm, ndërsa vetë BE ka kërkuar qysh prej 3 qershorit 2023.

"Isha i gatshëm të paraqisja planin e Beogradit për de-eskalimin, por Bislimi nuk dëshironte të fliste për këtë, e as të dëgjonte, por për këtë tha se ne së pari duhet të kujdesemi për situatën në Beograd dhe mbështeti haptazi bllokaderët të cilët përgjatë gjithë këtyre muajve, sulmojnë presidentin Vuçiq dhe politikën tonë shtetërore. Për rjedhojë e bëri të qartë se mbështet ata që do të dilnin në rrugë me synim zëvendësimin e presidentit dhe Qeverinë e Sërbisë, ndërsa tani u pa qartë në këtë takim të drejtpërdrejtë, se do të do të njihnin menjëherë të ashtuquajturën pavarësinë e Kosovës, pasi këtë kurrë nuk do ta marrin prej Aleksandar Vuçiqit dhe nga ky ekip që është përgjegjës për çështjen e K&M. Me këtë merret ai dhe nuk merret me vuajtjet e popullit sërb në K&M dhe as nuk i intereson sesi jetojnë sërbët në jug të Ibrit", tha Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se ngriti dhe çështjen e familjeve që janë të ndara, duke pasur parasysh se Kurti dëbon njerëz që punojnë në territorin e Sërbisë qëndrore dhe jetojnë në Kosovë.

"Rreth të gjitha këtyre temave të mëdha të rëndësishme, bisedova dhe veçmas me Sorensenin, tentova dhe me Bislimin. Ai në një moment, sikur i’u afrua rrugës, tentoi me provokime që të tërhiqeshim, por me qetësi mundëm të duronim gjithçka. Në bisedën trepalëshe, insistova tek BKS. Kjo është gjëja e parë që kërkova dhe të nisë në biseda konkrete rreth statutit. Bislimi do të rrëfente historinë e vet, por kjo ishte temë kryesore dhe këtë mund t’a konfirmojë si Sorenseni si dhe ekipi i tij", nënvizoi Petkoviq.

Ky i fundit theksoi se Bislimin shumë herë edhe para Sorensenit, e pyeti nëse e pranonte draft-statutin europian për formimin e BKS pasi prej Sorensenit kërkoi t'ia bënte atë pyetje, por nuk pati përgjigje.

"Të gjithë sillemi vërdallë, ai nuk do t'i përgjigjet kësaj pyetjeje, sepse për të BKS nuk është me interes. Dhe këtë të gjithë duhet t’a dinë e për këtë paralajmëroi edhe presidenti Vuçiq sepse Albin Kurti dëshiron të dëbojë popullin sërb. Ne do t’a ruajmë paqen dhe do të përpiqemi të ruajmë popullin tonë ndonëse nuk është e lehtë", tha drejtori i Zyrës për K&M.

Tha se biseduan edhe për gjithçka që po kalon Lista Sërbe, në kuptimin e pengesave të shumta në proçesin zgjedhor.

"Duhet të ruajmë unitetin, të luftojmë me gjakftohtësi për popullin tonë, për atë që jemi dakordësuar, atë që nënshkruam. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të ecim përpara dhe të luftojmë për pozicionin tonë. Sepse Kurti dhe Bislimi do të donin që të mos kishte sërbë. Bislimi erdhi në Bruksel, por ju nuk e dini me kë po bisedoni, sepse ata nuk kanë as qeveri dhe as parlament. Kanë vendimet e të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese, e cila ndaloi të gjitha aktivitetet e tyre politike dhe ata vijnë vërdallë. Bislimi e shfrytëzoi këtë herë vetëm për të thënë se gjoja po merr pjesë në dialog, por këtu bisedë thelbësore nuk pati", nënvizoi Petkoviq dhe shtoi se Beogradi përherë do t'i përgjigjet thirrjes së Peter Sorensenit, sepse dialogu është i vetmi vend për zgjidhjen e problemeve.

"Kërkojmë zgjidhje kompromisi, por problemi është në anën tjetër, e cila nuk është e gatshme për asnjë bisedë dhe marrëveshje", konkludoi Petkoviq.

Ky i fundit tha se tani po bisedohet konkretisht dhe rreth formimit të komisionit të përbashkët për të zhdukurit.

"Ky komision është organ që duhet t’i ofrojë mbështetje Grupit të Punës në të cilin është Velko Odalloviq. Grupi i Punës është organ kyç që e ka zgjidhur këtë çështje prej 20 vitesh. Duhet të dihet se sipas cilash rregulla funksionon Grupi i Punës. E gjithë kjo duhet të dakordësohet. Duhet të jetë e qartë, ndërsa Prishtina këtë po e pengon në mënyrën e vet", spegoi Petkoviq.

Ky i fundit theksoi se delegacioni sërb ishte aty për të konfirmuar se cilat do të jenë hapat e ardhshëm për proçesin e normalizimit.

"Thamë se duhet të nisim urgjentisht të flasim për Statutin. Nëse nuk kemi Statut, si mund të flasim bosh për Bashkësinë e Komunave Sërbe? Statuti duhet të pasqyrojë atë që është dakordësuar në rregullat dhe Parimet e Përgjithshme të vitit 2015, ku egzistojnë kompetenca të qarta dhe gjithçka që duhet të kenë të gjitha institucionet e BKS", tha Petkoviq.

Ai shtoi se u bisedua rreth de-eskalimit dhe se vuri në dukje se çfarë bën “kundër ligjit Policia Kosovare, se në cilën mënyrë mbyll institucionet sërbe dhe si po përplaset me popullin sërb.

"BE të ushtrojë presion më shumë mbi Prishtinën sesi e gjitha kjo të ndalet. Nuk mund të bësh se gjithçka është në rregull, se mund të flasim për proçesin e normalizimit në mënyrë filozofike, e para kësaj konkretisht Prishtina nuk ndalet në terren kur është fjala për keqtrajtimin e sërbëve. Kjo duhet të ndalet. Është e pamundur që populli sërb të vazhdojë të jetë viktimë e vuajtjeve të Kurtit", tha ai.

Petkoviq tha se Prishtina përdor dialogun sesi t’u tregojë të gjithëve dhe atij se si i mbështet bllokaderët në Beograd.

“Kur thashë se okupuan veriun, Bislimi reagoi duke thënë se kjo është pjesë përbërëse e Kosovës. I thashë se kjo nuk është e saktë, kemi Kushtetutën e Sërbisë, Rezolutën 1244 të KB që këtë çështje e definojnë qartë, paralajmëroi se egziston edhe Marrëveshja e Brukselit nga viti 2013 që parashikon që në veri mund të ketë vetëm polici të Kosovës, përbërja e së cilës pasqyron strukturën etnike, pra që 98% e tyre duhet të jenë sërbë dhe jo shqiptarë si tani” tha drejtori i Zyrës për K&M.

Ai përcolli se tha se shqiptarët me armë tytëgjata nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri.

“Bislimi tha se kjo nuk është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit, kështu që i’a dhashë atë dokument, sepse ai as nuk e di se cila pikë e përmend dhe i kujtova se kjo është e ratifikuar nga Kuvendi i Prishtinës”, tha duke shtuar se ky është shembull i asaj me të cilën po përballet delegacioni sërb në dialog.

“Do të ruajmë paqen, stabilitetin dhe do të shfrytëzojmë mekanizmin e dialogut për të luftuar për marrëveshje dhe nuk do të tërhiqemi as edhe një milimetër nga marrëveshjet tona e këtu para së gjithash mendoj tek ajo e 2013. Mund të jem i mërzitshëm, por do të vazhdoj të insistoj ose do të kemi një BKS, ose nuk mund të vijojmë më tej”, tha Petkoviq.

Ky i fundit raportoi se Bislimi edhe një herë tentoi që në bisedë direkte të ngrinte çështjen e Bujanovcit dhe Preshevës.

"Këtë tentoi dhe herën e kaluar. Isha sërish i vendosur dhe thashë se nuk mund të vazhdojmë bisedimet direkte nëse insiston tek kjo temë, sepse kjo abuzon dialogun", theksoi Petkoviq.

Ky i fundit kujtoi se kjo temë nuk ka asnjë lidhje me dialogun për Kosovën, ashtu sikurse Bujanovci dhe Presheva janë në Sërbinë qëndrore dhe i tha Bislimit se "nuk mundet që këtë temë t’a përdorë në dialog për aspiratat dhe idetë e tij shqiptaromadhe".

"Këtë nuk do t’a lejoj kurrë dhe do ngrihem dhe largohem nga takimi. Ajo që është e rëndësishme është se Sorensen e ndërpreu Bislimin dhe tha se nuk mund të flasë për këtë pasi nuk është pjesë e dialogut. Kjo është e rëndësishme që të gjithë. Nuk do të flasë për vuajtjet e popullit sërb dhe atë që është detyrim", theksoi Petkoviq.

Ky i fundit tha se po negociohet për marrëveshjet e arritura dhe se Prishtina po largohet nga kjo dhe tenton të sjellë tema që nuk kanë lidhje me dialogun.

"Kjo flet për atë që atyre nuk u intereson fare dialogu. Në këtë situatë, Sorensen bën siç ka në mendje", shtoi Petkoviq, duke theksuar se Sorensen tenton të nxjerrë ndonjë rezultat nga dialogu dhe të shikojë se si do të sillet pala prishtinase.