Petkoviq: Kërcënimet e Prishtinës për luftë në Ballkan duhet të ndezin alarmin e kuq në Perëndim
Drejtori i zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, vlerësoi se Prishtina nuk ndalet me retorikën luftarake dhe nxitjen e konfliktit, ndërsa bashkësia ndërkombëtare hesht, duke shtuar se kjo nuk është mënyra për të deeskaluar dhe normalizuar marrëdhëniet dhe se kërcënimet e Prishtinës për luftë në Ballkan duhet të "ndezin alarmin e kuq në Perëndim".
“Prishtina nuk ndalet me retorikë luftarake dhe thirrje për konflikt, ndërsa bashkësia ndërkombëtare hesht. Asnjë herë në PR nuk ka përmendur dialogun, por prandaj nuk kalon një ditë që të mos flasin për luftën, ndërsa policia e tyre kriminale ngacmon serbët! Rastësisht? Nuk do të thoja”, ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X”.
Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se në Bllakan rrezikohet një luftë e re, pas ngjarjeve në Banjskë, ai ka theksuar se një retorikë e tillë nuk është rruga e normalizimit.
"Kjo nuk është rruga e deeskalimit, as normalizimi i marrëdhënieve, dhe kërcënimet e Prishtinës për luftë në Ballkan duhet të ndezin alarmin e kuq në Perëndim, sado që ata të mbështesin fëmijët e tyre", theksoi Petkoviq.
0 komentet