Petkoviq: Kosova mbeti çardak provizor dhe politik as në qiell e as në tokë

Petar Petković
Burim: Prt. Scr.

Në kuptimin ndërkombëtaro-juridik, e vetëshpallura “Kosova” ka mbetur çardak provizore dhe politike as në qiell e as në tokë, diçka që është e dënuar të ekzistojë në hapësirën ndërmjet dëshirave dhe realitetit, theksoi drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq.

“Sot, banorët e Kosovës e Metohisë të nacionalitetit shqiptar po shënojnë me pompozitet 15 vjet nga shpallja e njëanshme e pavarësisë, e cila u bë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e paprekshmërisë së kufijve të shteteve sovrane, mbi të cilën qëndron stabiliteti i botës moderne. Me gjithë takimet dhe paradat e paralajmëruara ceremoniale në Prishtinë, nuk mund të mohohet fakti se në kuptimin ndërkombëtaro-juridik, e vetëshpallura “Kosova” ka mbetur çardaku provizore dhe politike as në qiell e as në tokë, diçka që është e dënuar të ekzistojë në hapësira mes dëshirave dhe realitetit”, theksoi Petkoviq në njoftim.

Realiteti, nënvizon Petkoviq, është se Kosova e vetëshpallur, përkundër mbështetjes së një numri të konsiderueshëm shtetesh të fuqishme dhe me ndikim, nuk është bërë dhe nuk mund të bëhet shtet, sepse një pjesë shumë më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare e di se lejimi i një precedenti të tillë do të kishte pasoja katastrofike për stabilitetin në botë.

“Kundër 84 vendeve që e njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme, sot janë 106 vende që qëndrojnë fort në anën e Serbisë dhe të drejtës ndërkombëtare. Fakti që 27 shtete e tërhoqën njohjen është rezultat i politikës së Beogradit dhe presidentit Alleksandër Vuçiqit, i cili me një politikë të vendosur dhe të mençur paraqet një barrierë solide për legalizimin e të ashtuquajturës pavarësisë së Kosovës, për dallim nga ata që deri në vitin 2012 kanë arritur më shumë se 100 njohje dhe me lëvizje të ndryshme të paramenduara apo jo, kanë forcuar pozitat e Prishtinës. Ndërkohë, nga “demokracia më e re evropiane”, siç quhet Kosova e vetëshpallur nga ata që besojnë në gënjeshtrat e veta, larguan dhjetëra mijëra njerëz, të rinjtë kanë mbetur pa asnjë perspektivë apo mundësi për të gjetur punë, sistemi juridik dhe social është në kaos, prandaj përkujtimi i sotëm është festë shkatërrimi, jo suksesi”, shtoi ai.

Pyetja, thotë ai, është kush prej atyre që do të marrin pjesë sot në festimet dhe akademitë ceremoniale në Prishtinë, me të vërtetë e ndjen se e ashtuquajtura "Kosova" është më shumë se thjesht një fantazi, dhe kush atje vërtet identifikohet me identitetin e shpikur "kosovar" dhe me flamurin kaltër e verdhë. 

“Më në fund, përveç shqiptarëve që as besojnë se e vetëshpallura “Kosova” është shtet, por shpresojnë se është vetëm një fazë në procesin e krijimit të Shqipërisë së Madhe, jetojnë edhe serbët dhe joshqiptarët e tjerë për të cilët Kosova e Metohia ishte dhe mbetet pjesë e patjetërsueshme së Serbisë, për të cilën Beogradi si më parë do të luftojë me vendosmëri dhe do të jetë gjithmonë me ta”, ka përfunduar Petkoviq.