Petkoviq: Kthimi i komunave sërbe në veri dhe forcimi i atyre në jug janë të rëndësishme për mbijetesën e sërbëve

Petar Petković
Burim: Instagram

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë mbrëmjen e sotme se kthimi i komunave në veri të Kosovës popullit sëb dhe forcimi i mëtejshëm i komunave sërbe ne jug të Ibrit, janë me rëndësi të madhe për të ardhmen, përmirësim dhe egzistencë të popullit sërb.

Petkoviq në Instagram informon se sot në  Rashkë u mbajt takimi me përfaqësues të Listës Sërbe dhe i uroi kryekomunarët për marrjen e postit.

'Kthimi i komunave sërbe në veri të K&M tek populli, si dhe forcimi i mëtejshëm i komunave sërbe në jug të Ibrit është e rëndësisë së madhe përmirêsim dhe egzistencë pêr popullin sërb me në krye presidentin Vuçiq dhe Sêrbinë ku është gjithminë këtu të mbështesë popullin e vet dhe t'i sigurojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Po vijnë kohë të mira dhe në K&M“, shkruan Petkoviq.

Në katër komuna me shumicë sërbe në Kosovê, kryetarët e rinj sot morën  funksionet- Millan Radojeviq në Mitrovicën e Veriut, Dragisha Milloviq në Zveçan, Zoran Todiq në Lleposaviq dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok.

Funksionet sot i morën dhe kryetarët e rinj ne komunat e Graçanicës, Shtërpcës, Novo Bërdos, Parteshit dhe  Ranillugut, ndërsa seanca konstituese në Kllokot ku gjithashtu fitoi Lista Sërbe do tê zhvillohet më vonë pasi në kêrê komunë pati raund të dytë zgjedhor.