Lista Sërbe: PZAP miratoi ankimimin tonë, u krijuan kushtet që të marrim pjesë në zgjedhje

Srpska lista, Zlatan Elek
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe informon se Paneli Zgjedhor për Ankimime dhe Parashtresa, miratoi ankimimin e vendimit të Komisionit Qëndror Zgjedhor për mospjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

“Informojmë publikun se jemi informuar zyrtarisht se Paneli Zgjedhor për Ankimime dhe Parashtresa, miratoi ankimimin tonë që dorrëzuam kundër vendimit ilegal të Komisionit Qëndror Zgjedhor (CIK) me të cilin rregjimi në Prishtinë tentoi që të ndalojë pjesmarrjen tonë në zgjedhje dhe të drejtën e popullit sërb që të zgjedhë përfaqësuesit e vet” informohet prej Listës Sërbe.

Sikurse bëhet e ditur, Paneli mori vendimin që zëvendëson vendimin e KQZ, u pranua propozimi i Zyrës për Verifikim pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe kështu që u konfirmua çertifikimi i Listës Sërbe për pjesmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“Me këtë vendim, u krijuan të gjitha kushtet e nevojshme për pjesmarrjen tonë në proçesin zgjedhor në përputhje me rregullat dhe parimet ligjore e demokratike. Kjo është një fitore e vogël por domethënëse e popullit sërb” konkludohet prej Listës Sërbe.

Para disa ditësh, Komisioni Qëndror Zgjedhor mori vendimin e mosçertifikimit të Listës Sërbe për pjesmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pas të cilës pro ishin vetëm dy anëtarë të KQZ, ndërsa kundër kanë qenë po dy dhe pesë abstenuan.

Lista Sërbe pas kësaj, paraqiti ankesë tek Paneli Zgjedhor i Ankimimeve dhe Parashtrimeve.