Petkoviq: Kurti e dinte mirë çfarë po bënte kur me votat e shqiptarëve, në mënyrë të padrejtë, e futi Rashiqin në parlament

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e dinte shumë mirë çfarë po bënte kur e futi me mashtrim Nenad Rashiqin në parlament me votat e shqiptarëve.

“Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit është formuar me ‘pakicat joserbe’ dhe se ky është qëllimi i Kurtit edhe tani. Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, pasi e ka renditur Rashiqin si përfaqësues joserb. Kurti e dinte mirë çfarë po bënte kur e futi Rashiqin në parlament me votat e shqiptarëve, në mënyrë të padrejtë!”, shkroi Petkoviq në rrjetin social “X”.