Petkoviq: Kurti është ai që shkeli marrëveshjet dhe jo Beogradi
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq thotë se ata në Prishtinë të cilët përditë shkelin çdo marrëveshje të mundshme garant i të cilës është Bashkimi Europian, kanë guxim të sulmojnë Beogradin me histori të sajuara për shkelje të marrëveshjeve rreth menaxhimit të integruar në vendkalime për të cilat as nuk flitet.
Sikurse bëhet e ditur në njoftim, Petkoviq thotë se Beogradi shumë herë ka theksuar dhe dokumentuar publikisht faktin e pamohueshëm që Prishtina është partner jo i besueshëm dhe jo konsistent në dialog që përdor mashtrimin, zëvendësimin e tezave, akuzave dhe aferave false për të mbuluar veprimet dhe mosveprimet e saj, çka dhe kësaj here e bën pa mëdyshje.
“Prishtina është ajo që ka më shumë se një vit që shkel marrëveshjen rreth menaxhimit të integruar të vendkalimeve, sepse për gati 500 ditë ka mbrojtur importin e mallrave sërbe në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë e kështu ka pamundësuar qarkullimin e mallrave si një nga arritjet themelore të kësaj marrëveshjeje. Madje dhe pas zhbllokimit të pretenduar të vendkalimit të Merdares, Prishtina brutalisht vijon të shkelë të gjitha marrëveshjet e mundshme, sepse në këtë vendkalim, mban më shumë se 100 kamionë me mallra, duke u fshehur pas procedurave të sajuara dhe të pakuptimta dhe e gjithë kjo, në sy të bashkësisë ndërkombëtare” tha ai.
Petkoviq theksoi se është listë e gjatë e marrëveshjeve që Prishtina i shkel përditë, duke filluar nga fakti se për më shumë se 11 vjet ka refuzuar të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe se në vend të kësaj, ka lëvizur në mbylljet ilegale dhe të dhunshme. të institucioneve sërbe në Kosovë, ku do të duhet të ishin bazë për formimin e BKS.
“Ndaj që për çdo gënjeshtër e thënë nga Albin Kurti dhe i forti i tij Xhelal Sveçla demaskohet shpejt, ndërsa tentativat e kota për të akuzuar Beogradin për çdo gjë, janë vetëm lëvizje të të dëshpëruarve, të llogaritura për të larguar vëmendjen e publikut të tyre politik nga problemet e ngutshme, të cilat nuk mund të zgjidhen në fund, pasi Beogradi u erdhi si fajtor egzakt dezhurn. Tashmë kjo dihet dhe është e dukshme”, konkludohet në njoftim.
0 komentet