Petkoviq: Kurti me çdo lëvizje inkurajon ekstremistët dhe thotë se drejtësi për sërbët nuk egziston

Petković i Imamura
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me ambasadorin e Japonisë në Sërbi Akiro Imamuro të cilit i përcolli shqetësimin siç nënvizoi për përpjekjet e vazhdueshme të Albin Kurtit për të anuluar marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun me Beogradin.

Petkoviq ka theksuar se Kurti këtë e ka shfaqur edhe gjatë deklaratës së fundit se nuk ka ndërmend të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe e cila për sërbët është garant sigurie e të drejtave si individuale ashtu dhe kolektive, duke shkatërruar kështu të gjitha parakushtet për krijimin e klimës normale shoqërore dhe kushteve për bashkëjetesë në K&M.

Siç thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovë e Metohi, Petkoviq me Imamurin ka diskutuar rreth situatës politike në K&M dhe mundësitë për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Petkoviq u shpreh se janë shqetësuese vendimet e shumta të ndërmarra së fundi nga autoritetet prishtinase të cilat janë kontestuese ku Azem Kurtaj, pjesëtari i FSK një ditë para Krishtlindjes së këtij viti plagosi Stefan dhe Millosh Stojanoviq nga Gotovusha, do të ndiqet në gjendje të lirë, ku sipas fjalëve të drejtorit të Zyrës për K&M “është një lloj inkurajimi për ekstremistët dhe mesazh i qartë se drejtësi për sërbët në K&M nuk egziston”.

Në bisedë me ambasadorin japonez, Petkoviq vuri në dukje dhunën që regjimi i Albin Kurtit ushtron përditë ndaj popullit sërb me më shumë se 430 incidente etnikisht të motivuara për të cilat Beogradi tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme, të cilat fatkeqësisht ndodhën në fund të shtatorit.

“Petkoviq theksoi se i vetmi fajtor për gjendjen aktuale në veri të Kosovës dhe Metohisë është Albin Kurti, i cili vazhdon me provokime, aksione të njëanshme, arrestime të pabaza dhe akuza false ndaj sërbëve, si dhe aksione ilegjitime të falangave të tij speciale të cilat nuk mund të jenë në veri përmes asnjë marrëveshjeje” thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.

Beogradi, siç theksoi Petkoviq, dëshiron vazhdimin e dialogut, por kësaj duhet t'i paraprijë de-eskalimi i situatës në terren, në mënyrë që pjesëtarët e Policisë Kosovare të tërhiqen nga veriu dhe KFOR të marrë përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen e sërbëve në ato hapësira.