Petkoviq me Li Mingun: Kurti është burimi i vetëm i të gjitha problemeve dhe jostabilitetit në Kosovë

Li Ming i Petar Petković
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadorin e ri kinez në Serbi, Li Ming, të cilin e ka njohur me situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi dhe i ka theksuar përkushtimin e Beogradit për dialog, si dhe për aspiratat për të ruajtur paqen dhe stabilitetin përkundër lëvizjeve të shumta përshkallëzuese të Prishtinës.

Siç thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petkoviq ka nënvizuar se dhuna dhe terrori i Albin Kurtit ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë janë bërë dukuri e përditshme, me qëllim të dukshëm për të dëbuar serbët”.

“Beogradi ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për këtë shumë herë, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme dhe eskalim të situatës në terren, që fatkeqësisht ndodhi më 24 shtator. Burimin e vetëm të të gjitha problemeve dhe destabilitetit në Kosovë e Metohi e përfaqëson Albin Kurti me politikën e tij të provokimeve, veprimeve të njëanshme, arrestimeve arbitrare të bashkatdhetarëve tanë, veprimeve jolegjitime të policisë së tij speciale, e cila nuk ka çfarë të pretendojë në veri sipas asnjë marrëveshjeje”, tha Petkoviq.

Ai paralajmëroi se gjendja në terren është më se e rëndë dhe se është e nevojshme që sa më shpejt të deeskalohet, në mënyrë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe KFOR-i të marrë plotësisht mbrojtjen e serbëve në ato hapësiar.

“Është e nevojshme që të dyja palët t'i kthehen dialogut sa më shpejt, si dhe të formohet menjëherë Bashkësia e Komunave Serbe, e cila do të jetë garantues i të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit dhe që autoritetet e Prishtinës e kanë penguar për më shumë se dhjetë vjet”, shtoi Petkoviq.

Petkoviq i uroi ambasadorit mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Serbi, duke falënderuar në të njëjtën kohë Kinën për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur në luftën e Serbisë për të mbrojtur interesat e saj shtetërore dhe kombëtare në Kosovë, duke theksuar se Serbia do të mbetet një mike dhe partnere po aq e besueshme e Kinës, duke ushqyer miqësinë e fortë të popullit serb dhe kinez.