Petkoviq: Kurti nuk është pronar që të lejojë diçka apo jo kur bëhet fjalë për BKS
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq, ka thënë se Albin Kurti nuk është pronar që të lejojë apo jo diçka kur bëhet fjalë për Bashkësinë e Komunave Sërbe, duke treguar se kompetencat e tij dhe mënyra sesi duhet të formohet përfundimisht përmes katër marrëveshjeve të Brukselit të viteve 2013 dhe 2015.
"Këtu nuk egziston asnjë hapësirë për arbitraritet", thekson Petkoviq duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kurtit në lidhje me BKS në intervistën e dhënë agjencisë kroate të lajmeve Hina, ku ka nënvizuar se duke pasur parasysh këmbënguljen e Brukselit, do të ishte i lumtur të shikonte se çfarë drafti kishin përgatitur, por nuk do të lejonte të drejtën e territorializimit dhe krijimin e diçkaje të përafërt me Republikën Sërbe të Bosnjës”.
Petkoviq në deklaratë nënvizon se Kurti “ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel ose bën sikur nuk kupton se çfarë shkruhet në to”.
Ai kujton se marrëveshja e parë e Brukselit, plani i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, fushëveprimi i punës dhe mandati i skuadrës drejtuese dhe parimet e përgjithshme për formimin e BKS, janë marrëveshje shumë të qarta të cilat, shton ai, precizojnë mbarë detyrimet që qëndrojnë tek Prishtina.
“Ndaj Kurti nuk ka asnjë bazë themelore për të vazhduar me dëshirat dhe pikëpamjet e veta arbitrare për këtë çështje-puna e tij është të zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë sesi quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë shkruhen në to” theksoi Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për K&M shton se gjithçka tjetër është vetëm një përpjekje për të penguar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nga gjithçka që thotë dhe bën Kurti, del se ai nuk është aspak i interesuar për këtë proces.
“Synimi i tij i dukshëm është të përdorë dhunën dhe veprimet e njëanshme për të ndryshuar rrënjësisht situatën në terren dhe kështu t’a bëjë të parëndësishme rrjedhën aktuale të dialogut për normalizim. Por Kurti le t’a mbajë mend mirë se ne kurrë nuk do t’a lejojmë t’a bëjë këtë! Ndaj me këtë rast, i bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që të frenojë pushtimin e Kurti gualajterit me qëllim që stabiliteti rajonal të mos dëmtohet në mënyrë të pariparueshme” tha Petkoviq.
komentet