Hill: Pasi të përfundojë çështja e BKS-së, do të shohim përparim në fusha të tjera
Ambasadori i SHBA-së Kristofer Hill shprehu pritjen se më 2 maj në Bruksel do të ketë një diskutim intensiv për Bashkësinë e Komunave Serbe, por gjithashtu shtoi se mendon se fundi i asaj çështjeje është afër, transmeton N1.
"Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur deri një pikë ku do të bëhet shumë reale", tha Hill për TV Pink, duke shtuar se SHBA-të besojnë se BKS është çelësi për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.
Ai tha se edhe pse ka tensione në ajër, gjithashtu ndihet se kjo çështje është e rëndësishme dhe se do të shohim se po ndodhë diçka e rëndësishme.
I pyetur se me çfarë do të kënaqej Uashingtoni në bisedime, Hill tha se ata do të ishin të kënaqur nëse formohej BKS, nëse caktoheshin datat, ai e di se nuk do të ndodhë më 3 maj, por ai beson se do të arrihet një mirëkuptim për atë që duhet bërë.
“Pasi të përfundojë çështja e BKS-së, do të shohim përparim në aspektet e tjera të normalizimit”, tha Hill dhe tha se të gjithë duhet të jenë të qetë.
I pyetur për pikëpamjen e Serbisë për liberalizimin e vizave për Kosovën si shpërblim, Hill tha se liberalizimi i vizave është një proces i veçantë, si dhe kandidatura për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por se e kupton pse serbët ndihen kështu.
Hill tha se Serbia do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
0 komentet