Petkoviq: Kurti po përpiqet të pengojë ardhjen e serbëve nga Kosova në tubimin në Beograd
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviq ka deklaruar se duke ndalur serbët në pikat kufitare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet brutalisht të pengojë ardhjen e popullit serb nga Kosova në tubimin popullor në Beograd.
Petkoviq ka shkruar në rrjetin social "X" se bëhet fjalë për një aksion të sinkronizuar mes Kurtit dhe “bllokuesve”.
"Aksioni i ri i sinkronizuar i Kurtit dhe bllokuesve është përsëri në veprim! Që nga mëngjesi, Kurti po përpiqet brutalisht të ndalojë shkuarjen e serbëve nga Kosova dhe Metohia në tubimin popullor në Beograd! Probleme të mëdha në të gjitha pesë pikat kufitare dhe shumë autobusë të ndalur," ka shkruar Petkoviq.
Ai ka theksuar se do të luftojë që të gjithë ata që janë nisur të arrijnë në Beograd.
"Askush nuk do të mund ta ndalojë fuqinë e popullit në mbrojtje të Serbisë. Nuk ka dorëzim!", ka përfunduar Petkoviq.
Një numër i madh i serbëve janë nisur sot drejt Beogradit për një tubim të thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por disa prej tyre janë kthyer nga policia e Kosovës nga vendkalime e caktuara.
Disa automjete janë kthyer nga vendkalimi në Konçul, ndërsa në vendkalimet tjera policia ka kërkuar dokumentacion të posaçëm, ndërsa kontrollet e pasagjerëve kanë zgjatur më shumë se zakonisht.
0 komentet