Petkoviq: Me Sorensenin për pozitën e rënduar të sërbëve në K&M dhe problemeve të dialogut

Petković, Odalović i Sorensen
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me përfaqësuesin special të BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Piter Sorensen.

Petkoviq ka informuar Sorensenin rreth pozitës së rënduar në të cilën ndodhet populli sërb në Kosovë, si dhe rreth problemeve në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës rezultat i të cilës janë veprimet destruktive të autoriteteve në Prishtinë dhe hedhjen poshtë të çdo ideje për zgjidhje kompromisi, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për K&M.

“Në këtë moment për Beogradin çështja më e rëndësishme është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe si element kyç e rrjedhjes së tashme të dialogut dhe prej Prishtinës dhe Brukselit, Beogradi do të kërkojë qartësisht sikurse deri më tani që këto detyrime të përmbushen në përputhje me dokumentet të cilat pjesmarrësit në dialog i kanë nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015” ka theksuar Petkoviq. 

Drejtori i Zyrës për K&M e ka njohur bashkëbiseduesin se rregjimi prishtinas në periudhën e fundit ka mbyllur dhunshëm dhe joligjërisht një sërë institucionesh sërbe në Kosovë të cilat parashikohen të jenë si bazë për formimin e BKS e ku është thënë qartësisht se në Prishtinë as që nuk mendohet fare për krijimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

“Gjithashtu me mbylljen e qendrës për punë sociale, fondin e pensioneve, zyrat e Bankës së Kursimeve Postare, organeve të përkohshme të komunave sërbe, Prishtina ka ndërmarrë një sërë veprimesh eskaluese në dëm të popullit sërb çka sjell deri në cënimin e të drejtave dhe egzistencës të tyre” ka thënë Petkoviq dhe shtoi se të gjitha veprimet e Albin Kurtit çojnë drejt dëbimit të sërbëve nga Kosova dhe arritjen e ëndrrës së kahershme të spastrimin etnik të Kosovës.

Gjithashtu gjatë bisedimeve, drejtori i Zyrës për K&M ka tërhequr vëmendjen tek privimi i së drejtës së plotë të popullit sërb në Kosovë dhe në ndërmarrjen e përditshme të terrorit dhe dhunës ndaj sërbëve që ndërmerr haptazi rregjimi në Prishtinë.

“Beogradi do vijojë të mbetet i përkushtuar për dialog si mjet për normalizimin e situatës në krahinë dhe rajon dhe zgjidhjen paqësore e politike të të gjitha çështjeve të hapura, por dhe do të vazhdojë të insistojë vendosmërisht në zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, duke nisur nga viti 2013, pa të cilat është e pamundur të normalizohen raportet në terren” ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit konkludoi se është tërësisht e qartë se me lëvizjet e njëanshme dhe ilegale të Prishtinës shkaktohen eskalime të gjendjes në terren, pengohet vazhdimi i dialogut dhe vihet në diskutim përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.  

Gjatë takimit, kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Republikën e Sërbisë Velko Odalloviq e njohu përfaqësuesin special të BE për dialog, me problematikat në lidhje me çështjen e personave të zhdukur. Ai në këtë kuptim apostrofoi domethënien kyçe të Grupit të Punës për Personat e Zhdukur që operon nën patronazhin e AP të KB dhe nën kryesimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Petkoviq në këtë kuptim ka shprehur gatishmërinë e Beogradit që të mbështesë punën e PS të BE në drejtim të ndërtimit të mirëbesimit brenda dialogut dhe kjo pikësëpari përmes diskutimeve rreth zbatimit të aspekteve teknike të deritashme të marrëveshjeve të nënshkruara në lidhje me zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur dhe harmonizimin e çertifikatave individuale.

Në fund të bisedimeve, drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq, ka shprehur shpresën në heqjen e arsyeve që çuan tek ngërçi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se në ndërmjetësimin e dialogut, BE do të dëshmojë gatishmërinë për të ecur përpara në procesin e normalizimit, para së gjithash në formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Sërbe.