Petkoviq: Kurti tenton të sfidojë me krizë të re, shkeli brutalisht marrëveshjen për rregjistrimin e targave

Petar Petković
Burim: Prt. Scr.

Kryeministri Albin Kurti sërish po tenton të shkaktojë krizë të re dhe tension në veri të Kosovës dhe prej mëngjesit të sotëm policët e tij nuk kanë lejuar automjetet me targat regjistruese "KM" të kalojnë në vendkalimet Jarinjë e Bërnjak, ka bërë të ditur drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq.

Ky i fundit në deklaratë ka theksuar se "Policët e Kurtit kanë mbajtur automjetet në vendkalimet administrative e ndërkohë që kërcënuan shoferin e autoambulancës se herës tjetër, nuk do t’i lejohet hyrja në krahinë atij apo dhe transportimi i të sëmurëve me automjetet që mbajnë targat KM".

"Është fjala për shkeljen brutale të marrëveshjes rreth rregjistrimit të targave me shenjën në të cilën Beogradi dhe Prishtina kanë nënshkruar në Bruksel më 23 nëntor të vitit që shkoi, pas krizës serioze që kërcënoi paqen në Kosovë e Metohi. Në këtë marrëveshje parashikohet se deri në një zgjidhje përfundimtare rreth targave, këto të fundit me shenjën KM, do të jenë në përdorim. Gjithashtu në këtë marrëveshje Prishtina është e detyruar të ndalojë menjëherë politikat ndëshkuese dhe të gjitha aktivitetet rreth të ashtuquajturat pararregjistrimet e mjeteve ndaj shoferëve dhe mjeteve me target KM. Prej asaj kohe Beogradi pranoi të ndalonte dhënien e targave të reja me shenjat rregjistruese", ka thënë Petkoviq.

Megjithatë, vazhdon Petkoviq, mëngjesin e sotëm "policia e Kurtit njëanshmërisht dhe në mënyrë të kundërligjshme filloi të zbatojë politikat ndëshkuese, të keqtrajtojë sërbët nëpër vendkalime dhe kësisoj të shembë marrëveshjen duke shkaktuar tensione dhe probleme të reja në veri të Кosovës e Metohisë".

"Për këtë, presim nga Bashkimi Europian i cili është garant i marrëveshjes, të sigurojë dhe mundësojë zbatimin e saj dhe ti bëjë të qartë Prishtinës këto detyrime. Kurti, si zakonisht, nuk zgjodhi rastësisht kohën për të iniciuar zbatimin e masave të veta ndërkohë që në Davos po mbahet forumi i cili duhet të ndërtojë ura paqeje dhe bashkëpunimi, pasi gjatë samitit në Berlin, ai zëvendësoi Nenad Gjuriqin dhe shkeli Marrëveshjen e Brukselit”, ka shtuar Petkoviq.

Sipas këtij të fundit, aksionet e Kurtit kanë filluar në Ditën e Kryqit, çka flet më shumë se bëhet fjalë për provokim ndaj sërbëve.  

"Po rikujtoj se kriza e vitit të kaluar u shkaktua nga vendimi i Kurtit për heqjen e dhunshme dhe pa bazë ligjore të targave KM dhe paralajmërimin e sërbëve për gjobitje dhe prej mëngjesit të sotëm ai sërish ka ndërmarrë masa të njëanshme dhe të dhunshme antiligjore kundrejt popullit sërb. Është mëse e qartë se i vetmi shkaktar i krizave dhe të gjitha problematikave në Kosovë, është Albin Kurti” ka thënë Petkoviq.