Petkoviq: Kurti u përplas dhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor pasi insistonte për BKS

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq ka vlerësuar faktin se Albin Kurti nuk është ftuar në diskutimin për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe të organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Kurti ka marrë mesazhin më të qartë deri më sot-se nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet. 

"Me urrejtjen e tij patologjike ndaj çdo marrëveshjeje të arritur me Beogradin, Albin Kurti filloi të përplaset edhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor për shkak të këmbënguljes së këtij të fundit për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Me fyerjen e tij, Kurti nuk e vuri re përtypjen në gojë, ndaj fillimisht thotë se nuk ka hierarki marrëveshjesh, por një renditje kronologjike, e kështu ka dhënë argumentin kyç për formimin e BKS të cilin e detyrojnë gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit” deklaron Petkoviq.

Ky i fundit vijon se Kurti pranoi se ndaj tij dhe qeverisë në Prishtinë, ngelet përmbushja si fillim i detyrimeve që ka për të cilat Sërbia po i pret prej kohësh. 

"Përsa i përket kronologjisë, Kurti e di shumë mirë se për BKS është rënë dakord dhjetë vjet më parë, kështu që ky obligim i Prishtinës është dashur të përmbushet shumë kohë më parë. Marrëveshja e Brukselit nuk është e drejtë e Kurtit që ta disponojë sipas gjykimit të tij, pasi nënshkrimet dhe zotimet në marrëveshje, i detyrojnë të gjithë. Ky është një leksion që duhet të mësojë Kurti” nënvizon Petkoviq.