Petkoviq: Kurti vijon me fushatën jonjerëzore të politizimit të çështjes së personave të zhdukur
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq tha se kryeministri kosovar në mandatin teknik Albin Kurti vijon me fushatën jonjerëzore të politizimit të çështjes së personave të zhdukur dhe se prej vitesh refuzon kërkesat e Beogradit për të kërkuar në tetë lokacione në Kosovë.
“Kurti vijon me fushatën jonjerëzore të politizimit të çështjes se personave të zhdukur ndonëse Prishtina është ajo që prej vitesh refuzon të sillet sipas kërkesave të Beogradit për kërkimin në tetë lokacione në territorin e K&M në të cilat sipas të dhënave të besueshme, fshihen mbetje mortore të sërbëve të vrarë” shkruan Petkoviq në rrjetin social “X“.
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi kujton se vijojnë që të jenë të zhdukur 562 sërbë dhe joshqiptarë dhe se familjet e tyre prej 27 vitesh presin drejtësi dhe dinjitet për të shtrenjtit e tyre.
“Beogradi kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkimi për ta sado që Kurti dhe rregjimi i tij përpiqen që të fshehin të vërtetën”, theksoi Petkoviq.
Kurti sot u shpreh se nisi identifikimi i mbetjeve mortore të gjetura në lokacionin e Zubin Potokut dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj Sërbisë që të çelë arkivat.
0 komentet