Petkoviq: Kush e miratoi vizitën e Kurtit në veri të Kosovës?
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq deklaroi se vetëm një ditë para vijimit të dialogut në Bruksel, Albin Kurti vendosi të ngrejë tensione të reja në veri të Kosovës duke shkuar në Komunën e Lleposaviqit e më pas dhe në atë të Zubin Potokut dhe pyeti se "kush është dhe në cilën mënyrë u miratua vizita e Kurtit dhe kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë ka qenë i informuar?".
Petkoviq ka theksuar se bëhet fjalë për kërcënime të reja të sërbëve në veri të Kosovës lëvizje në të cilën Kurti dëshiron të shkaktojë tensione të reja direkte në veri në të cilën dëshmon se për të, asnjë normalizim dhe de-eskalim nuk i intereson.
“Të jem tërësisht i qartë-Kurti nuk ka çfarë kërkon në veri të Kosovës e Metohisë ku nuk është i mirëpritur. Rreth çfarëdolloj demonstrimi force, dëshmia më e mirë është fakti se mbarë Lleposaviqi ka qenë i bllokuar me rastin e vizitës së tij në godinën komunale ku e priste gauleiteri dhe kryekomunari fals. Gjithashu fakti që të gjitha rrugët kanë qenë të boshatisura në Lleposaviq dhe Zubin Potok dëshmon qartë se populli sërb tregon përbuzje ndaj këtij provokimi të Kurtit“ ka thënë Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për K&M konstatoi se Kurti sikurse çdo mik i paftuar, „duhej të rrethohej me falangat policore me armët tytëgjata të cilat e ndiqnin me rastin e vizitës në Komunën e Lleposaviqit ku nën terrorin e dhunshëm udhëhiqet nga Vetvendosja me më pak se 100 vota të fituara“.
Petkoviq tha se lëvizja e Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë të sërbëve të cilin atë e shikojnë si „pushtues i cili përditë i keqtrajton dhe ndaj tyre ushtron dhunë institucionale, fizike dhe çdo lloj dhune tjetër“.
"Lind pyetja kush dhe në cilën mënyrë është miratuar vizita e Kurtit në veri, kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë ka qenë i informuar, a kanë dhënë pëlqimin Kfor dhe Euleks për të asistuar në këtë provokim?", ka pyetur Petkoviq.
komentet