Petkoviq: Të shqetësuar për pozitën dhe të ardhmen e popullit sërb, Prishtina nuk është e gatshme për zgjidhje

Petar Petković u Briselu
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq pas bisedës së sotme në Bruksel, ka thënë se atë e shqetëson pozita dhe e ardhmja e popullit sërb në Kosovë, pasi duket se nga pala tjetër nuk ka vullnet politik për të shkuar tek zgjidhja.

Petkoviq pas bisedës në selinë e Shërbimit të Jashtëm të BE i cili u mbajt më herët në formatin tripalësh e më pas dhe dypalësh me të dërguarin e Unionit Mirosllav Llajçak, ka përcjellë tek gazetarët se nuk ka se çfarë të thotë më shumë se kaq.

“Pas gjashtë orësh në Shërbimin e Politikës së Jashtme të BE në Bruksel, nuk kam shumë se çfarë të them se kaq, çka më duket se po flas mjaftueshëm për veten se në cilin drejtim po shkon dialogu dhe për këtë Beogradi nuk është fajtor. Kemi patur biseda direkte me palën prishtinase, shfaqëm propozimin tonë, Prishtina të vetën. Propozimi ynë është i balancuar, merr parasysh interesat e popullit sërb në Kosovë e Metohi. Është bërë në marrëveshje me ekspertët tanë. Çdo gërmë pesë herë e kemi kontrolluar” ka thënë ai.

Petkoviq ka thënë se nga ana tjetër Prishtina nuk investoi as më të voglën përpjekje që ajo shkresë të mund të emërtohej propozim që shkon në drejtimin e zgjidhjes së kompromisit.

“Kjo është ajo çka më shqetëson jashtëzakonisht. Nuk e di se në cilën drejtim do të shkojë dialogu. Më shqetëson pozita dhe e ardhmja e popullit sërb në Kosovë e Metohi, kur shikoni se nga pala tjetër nuk ka vullnet politik për të shkuar tek zgjidhja“ nënvizon ai.

Petkoviq ka theksuar se Sërbia do të vijojë të negociojë deri në atomin e fundit të forcës së vet dhe se do të investojë të gjithë energjinë dhe do të vijnë sa herë të jetë e nevojshme vetëm për të shkuar deri tek zgjidhja.

„Do të bëjmë gjithçka që varet prej nesh të ruajmë paqen dhe popullin tonë në Kosovë e Metohi sesi shkelen të drejtat e njeriut, ku pamundësohet si pasojë e Prishtinës dhe Kurtit të marrin pagat e tyre, pensionet dhe asistencën sociale. Më shumë se tre orë e gjysmë në bisedë direkte me Prishtinën kemi diskutuar rreth projekteve. Më pas u vijaun bisedimet në nivelin bilateral të takimit me BE dhe ramë dakord që të vijojmë bisedimet më 4 prill në Bruksel“ tha ai.

Petkoviq tha se gjithçka i dukej se pala tjetër nuk dëshiron kompromis dhe se Albin Kurti vijon me persekutimin e popullit sërb.

Ai tha se përsa i përket BE, kjo është histori më vete dhe se është e qartë se Unioni ose dëshiron të shkohet deri tek zgjidhja ose nuk e dëshiron këtë, ashtu sikurse nuk ka opsion të tretë.

„Gjithësesi ne jemi të përkushtuar tek dialogu dhe do të bëjmë gjithçka të shkohet drejt zgjidhjes me ekspertët tanë të provojmë të mundësojmë vijimin e punës së Bankës së Kursimeve Postare në Kosovë e Metohi dhe se njerëzit tanë të marrin lirshëm pagat, pensionet dhe asistencën sociale, gjithçka që marrin prej Sërbisë. Kjo është thelbësore tek propozimi ynë” nënvizoi Petkoviq.

Ky i fundit shprehu besim se delegacioni sërb u soll i përgjegjshëm, mjaft korrekt, kërkoi zgjidhje, kërkoi kompromis, pasi kompromisi për Sërbisë nuk është i keq dhe as fjalë e shëmtuar.

„Por nga ana tjetër keni bashkëbisedues i cili dukshëm dëshiron, së bashku me mentorët e vet, që të imponojë zgjidhje. Të shikojmë nëse do të mundet. Gjithësesi përpara kemi raund tjetër bisedimesh. Të shikojmë nëse do të jetë i fundit kur është fjala rreth dinarit dhe vendimin e njëanshëm të Kurtit për ndalimin e pagesave të Sërbisë në hapësirën e Kosovës e Metohisë” konkludoi Petkoviq.