Petkoviq: Mbrojtëm interesat e shtetit të Sërbisë kur vjen fjala për Deklaratën e të zhdukurve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se në Bruksel u miratua teksti i Deklaratës rreth personave të zhdukur ku më parë ka qenë i dakordësuar përmes dialogut në nivelin teknik.
"Para miratimit të tekstit të deklaratës, është bashkangjitur një deklaratë me shkrim e nënshkruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ku janë sqaruar çështje të rëndësishme me termin e përmendur në deklaratën për personat e zhdukur. Kjo deklaratë konfirmon se ne kemi mbrojtur interesat e shtetit të Sërbisë kur është fjala për këtë çështje. Për më shumë se dy vjet, shteti i Sërbisë ka insistuar në miratimin e kësaj deklarate. Përgjatë gjithë kohës Prishtina ka ushtruar pengesa dhe nuk dëshiron që të dakordësohemi për këtë çështje sepse insiston në termin e përcaktuar në pikën dy të Konventës Ndërkombëtare për të zhdukurit me forcë dhe Prishtina qëllimisht ka insistuar në këtë term që nëse do të gjendej në këtë tekst, mund t'i referohet kësaj dhe Beogradi të marrë përgjegjësinë, pra shtetit të Sërbisë kur bëhet fjalë për zhdukjen me forcë”, ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit ka thënë se delegacioni sërb nuk ra dakord me këtë term.
“U dakordësuam për atë që ka insistuar pala sërbe çfarë ka hyrë në tekstin e deklaratës është termi "i zhdukur me forcë". Ky nuk është konstrukt juridik dhe nuk përfshin asnjë përgjegjësi të shtetit të Sërbisë në kuptimin juridik ndërkombëtar, por tregon rrethanat në të cilat një person është zhdukur" tha Petkoviq dhe shtoi se 1621 persona rezultojnë të zhdukur prej të cilëve 568 janë të etnisë sërbe duke shtuar se është çështje e rëndësishme humanitare dhe civilizuese që përfundimisht të vërtetohet "e vërteta e plotë dhe reale për personat e zhdukur".
Petkoviq shtoi se Beogradi ka përmbushur të gjitha kërkesat e Prishtinës dhe se janë gërmuar 23 lokacione në Sërbinë qëndrore, por Prishtina nuk po përmbush kërkesat e Beogradit kur bëhet fjalë për nëntë lokacione të tjera ku ka dyshime të arsyeshme se aty sërbët janë varrosur.
“Ndaj është e rëndësishme që të kemi një deklaratë edhe aty ku Prishtina ka ngecur, të fillojmë procesin dhe familjet e të zhdukurve të marrin para së gjithash trupat e njerëzve të tyre dhe të mësohet e vërteta e plotë. Edhe një herë, për të mos patur më keqinterpretime, nuk bëhet fjalë rreth dokumentit të miratuar, i cili përmend termin që përfshin përgjegjësinë e Beogradit dhe Sërbisë, ne këtë e hodhëm poshtë dhe përmes konsultimeve me ekspertët më të mëdhenj juridikë të së drejtës ndërkombëtare, dolëm me një term që është e pranueshme për ne, e cila përshkruan kushtet në të cilat një person i caktuar është zhdukur” tha Petkoviq.
I pyetur se çfarë do të thotë deklarata e përfaqësuesit të lartë të BE Borelli se do të përpunohen hapat operacionalë në takimin e radhës mes Petkoviqit dhe Bislimit, drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, spegoi se kjo nënkupton që të gjithë hartuesit që kanë marrë pjesë deri më tani, kur është fjala për kërkimin e të zhdukurve, do të vazhdojnë punën e tyre.
“Po ju kujtoj se Prishtina për më shumë se dy vjet ka bllokuar këtë proces, tani duhet që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i cili drejton të gjithë këtë proces së bashku me Beogradin, Prishtinën, Euleksin dhe të tjerë aktorë, të përfshihen sërish për të aktivizuar të gjithë komitetin, grupet e punës të cilat merren me gjetjen e të zhdukurve.
Që më në fund të shikojmë dhe të presim që të fillojnë gërmimet edhe në nëntë lokacione të tjera në Prishtinë, në zonën e Kosovës dhe Metohisë. I vetmi lokacion që ka gërmuar Prishtina, është lokacioni i Bunkerit afër Gjakovës, ku janë gjetur kufomat e familjes Shutakoviq, babai, nëna dhe tre fëmijët, si dhe dy anëtarë të familjes Petroviq dhe lokacione të tilla ka plot” tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se Sërbia ka dërguar kërkesa për nëntë lokacione dhe për më shumë se dy vjet, këto kërkesa nuk janë zbatuar.
“Prishtina tashmë është e detyruar, e nëse do t’i përmbushë apo jo, këtë do ta shohim” tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se në rrjedhën e mëtejshme të dialogut vazhdon diskutimi për draft-tatutin e BKS të cilën e prezantoi Ekipi Drejtues si dhe për çështje të tjera të rëndësishme.
0 komentet