Petkoviq me bashkëpunëtorin e Giorgia Melonit: Politika e Kurtit bazohet në ngritjen e tensioneve dhe prishjen e dialogut

Petković sa Karinijem
Burim: Instagram/Petar Petković

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, u takua sot në Romë me Pietro Sfera Carinin, bashkëpunëtor i kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, të cilin e informoi për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Petkoviq i përcolli Carinit mirënjohjen e Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj Qeverisë së Italisë, të kryesuar nga kryeministrja Meloni, për qasjen e balancuar dhe konstruktive ndaj procesit të dialogut që zhvillohet në Bruksel dhe për mirëkuptimin ndaj pozicionit të Serbisë dhe popullit serb.

Drejtori i Zyrës për KeM theksoi se Beogradi është i vendosur për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe për zgjidhje të qëndrueshme në dialog, por se në Prishtinë nuk ka bashkëbisedues adekuat, sepse politika e Albin Kurtit bazohet në ngritjen e tensioneve, prishjen e dialogut dhe veprime njëanshme e eskaluese në dëm të popullit serb, thuhet në Instagram.