Petkoviq me Devenport: Zgjedhjet kanë për qëllim të anulojnë egzistencën e shumicës sërbe në veri

Petković sa Davenportom
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, konstatoi gjatë bisedës së sotme me shefin e Misionit të OSBE në Kosovë Majkëll Devenport se zgjedhjet të cilat do të mbahen të dielën në veri të Kosovës, janë antidemokratike dhe antisërbe ku kanë për qëllim të anulojnë egzistencën absolute të shumicës sërbe në veri të Kosovës dhe të vënë plotësisht nën kontroll veriun.

Petkoviq me Devenport, ka biseduar sot rreth situatës momentale të sigurisë në Kosovë përmes referencës së veçantë për zgjedhjet ilegale, jolegjitime dhe jodemokratike që Prishtina planifikon t'i mbajë të dielën, në katër komuna në veri të Kosovës, bëhet e ditur nga Zyra për Kosovë e Metohi.

Petkoviq thekson se populli sërb do të qëndrojë i qetë dhe ndërkohë përgjegjësinë për përpjekjet e Prishtinës e cila në të gjitha mënyrat për të dëbuar popullin sërb në veri të krahinës, e mbart bashkësia ndërkombëtare, e cila mbështet këta dhe këto zgjedhje për të cilat duhet të sqarojë sesi komunat e pastërta sërbe, do të drejtohen nga shqiptarët, të cilët përbëjnë gati 2% të popullsisë në veri të Kosovës.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, ku drejtori i Zyrës qeveritare theksoi se ndonëse hapat konkrete rreth formimit të BKS, të dakordësuara në takimin e fundit në Bruksel, janë inkurajuese, është fakt se Prishtina vazhdon përditë njëanësisht dhe përmes hapave ilegale, të promovojë haptazi dhunën ndaj sërbëve dhe kërcënon me heqjen e të gjitha të drejtave qytetare, politike dhe njerëzore.

Që Prishtina dëshiron incidente edhe në çdo mënyrë shkakton kriza të reja, është dëshmi dhe sulmi i paradokohshëm ndaj taksistit Millan Jovanoviq, ka kujtuar Petkoviq duke shtuar se Jovanoviq më herët ka qenë efektiv i Policisë Kosovare, ndërsa Prishtina me të gjitha mënyrat tenton që t’a fshehë.

Petkoviq ka informuar bashkëbiseduesin dhe për takimet e mëhershme në Bruksel, të mbajtura në kuadër të dialogut teknik mes Beogradit e Prishtinës, duke theksuar se është e rëndësishme që janë diskutuar hapat më konkrete për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe është dakordësuar për tekstin e Deklaratës për personat e zhdukur.  
Drejtori i Zyrës qeveritare konstatoi rëndësinë e veprimeve të Misionit të OSBE në fushën e mbrojtjes së të drejtave të sërbëve dhe komuniteteve të tjera joshqiptare në Kosovë dhe vendosjes së sundimit të ligjit dhe një mjedisi të sigurtë për të gjithë qytetarët, në përputhje me mandatin dhe neutralitetin e statusit.

Gjithashtu nënvizoi se pret që Misioni të përcaktojë publikisht dhe pa mëdyshje rreth ngjarjeve të lartpërmendura dhe terrorizimit të përditshëm të popullatës sërbe.