Petkoviq me Fotiun për lëvizjet e Prishtinës: Në vend të dialogut-dhunë institucionale dhe arrestim sërbësh
Drejtori i Zyrs për K&M Petar Petkoviq ka biseduar sot me ambasadorin e Qipros Andreas Fotiu rreth situatës në Kosovë e me këtë rast i përcolli ambasadorit shqetësimin e Beogradit për obstruktivitetin e Prishtinës kur është fjala për dialogun dhe tentativat e qeverisë në Prishtinë se politika e imponimit, hapave të njëanshëm dhe dhunës ndryshojnë gjendjen faktike në terren në dëm të popullit sërb.
Petkoviq theksoi se të gjitha përpjekjet e Beogradit për normalizim të raporteve dhe kompromis, ndeshin në murin e Prishtinës e cila nuk dëshuron as paqe, as zgjidhje por veçse tensione me synim mundësi destabiliteti të vazhdueshëm në Kosovë, por dhe dëbim të popullit sërb.
“Më shumë se 12 vite populli sërb pret Bashkësinë e Komunave Sërbe në të cilën Prishtina e ka detyrim në marrëveshjen e parë të Brukselit ku do të duhet të zgjidheshin shumë probleme të cilat sot i kemi në terren që kanë të bëjnë me të drejtat dhe sigurinë e popullit sërb. Në vend të kësaj kemi arrestime të përditshme të sërbëve, dhunë fizike e institucionale që nuk është kursyer as tek fëmijët tanë dhe as tek gratë” nënvizoi Petkoviq.
Ky i fundit u shpreh se populli sërb në Kosovë pret prej bashkësisë ndërkombëtare hap të lartë të mbrojtjes dhe angazhime për të drejtat e tyre të shkelura dhe shkeljen e sigurisë për të cilën përfaqësuesit politik sërb të Listës Sërbe pothuajse përditë informojnë misionet ndërkombëtare të cilat operojnë në këtë hapësirë.
Në bisedën e përzemërt, Petkoviq i shprehu mirënjohjen ambasadorit të Qipros për kuptueshmërinë dhe mbështetjen për pozicionin e Sërbisë dhe popullit sërb dhe zotimet për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë.
0 komentet