Petkoviq: Me Sorensenin për vazhdimin e dialogut dhe domosdoshmërinë e normalizimit të raporteve

Petković i Sorensen
Burim: EU

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, është takuar sot në Vjenë me të dërguarin special për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen me të cilin ka biseduar rreth vazhdimit të dialogut dhe domosdoshmërisë së normalizimit të marrëdhënieve.

 

“Ndodhem pikërisht në Vjenë dhe përfundova takimin e punës me të dërguarin special për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Piter Sorensen me të cilin bisedova rreth vazhdimit të dialogut në nivel teknik mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve dhe de-eskalimit në terren“, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X“.

Ai theksoi shqetësimin për gjendjen gjithmonë e më të rënduar të sërbëve në Kosovë.

“I përcolla atij shqetësimin tim serioz si pasojë e gjendjes së rënduar të popullit sërb në K&M si pasojë e hapave të panumërta eskaluese të Prishtinës” ka thënë Petkoviq.