Petkoviq: Sveçla akuzon pa bazë Beogradin, për t’u marrë me narkodilerët e Vetvendosjes

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Kurrë sërbi i vërtetë nuk do të sulmonte bashkatdhetarët e vet, nuk do të jetë dru stafete në duart e Albin Kurtit apo Xhelal Sveçlës ka thënë sot drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, duke i thënë Sveçlës së para se të akuzojë pa vend Beogradin, të merret me narkodilerët e Vetëvendosjes.

“Para se Xhelal Sveçla të mendojë të akuzojë Beogradin për presion absolutisht inekzistent ndaj policëve sërbë për të braktisur të ashtuquajturën Policinë Kosovare, do të bënte më mirë të merrej me drogë në radhët e Vetëvendosjes, por edhe të bënte test për substanca të caktuara, sepse akuza të tilla, nuk kanë të bëjnë fare me realitetin” ka theksuar Petkoviq në deklaratë.

Ai theksoi se Beogradi nuk u bën presion sërbëve që të marrin vendime se ku do të punojnë apo si do të jetojnë, por është e sigurt që sërbët në veri, policinë kosovare e perceptojnë si forcë okupuese në të cilën nuk duan të punojnë kundër popullit të tyre.

“Sërbëve në Кosovë e Metohi u kumbojnë fjalët e Albin Кurtit që policia kosovare është vazhdim dhe pasardhëse e të ashtuquajturës UÇK terroriste dhe për këtë, askush nuk duhet të çuditen që sërbët nuk dëshirojnë të punojnë në institucionet e Kurtit. Është e mirëditur që Kurti dëshironte dhe mburrej në adresa të shumta se si do t’a “mbushë vakumin e sigurisë në veri” duke punësuar sërbë dhe agjitatorë të përshtatshëm, por sërbët edhe një herë i’u përgjigjën as atij dhe as të ashtuquajturës Policia Kosovare” ka thënë Petkoviq.

Siç thotë ai, Sveçla akuzon Beogradin se qëndron pas një lloj presioni për të justifikuar dështimin e tij dhe gjetur alibi për fiaskon para bashkësisë ndërkombëtare.

“Lëreni një herë të përballet me të vërtetën-kurrë sërbi i vërtetë nuk do të godasë kurrë bashkëkombësit e tij, kurrë kundër popullit të vet që të jetë dru stafete në duart e Sveçlës dhe Kurtit dhe atyre u është thënë qartë dhe kur më 5 nëntor të vitit të kaluar braktisën Policisë Kosovare kur u mbush gota plot, ishte se nuk dëshironin që bashkëqytetarëve të tyre t'u shkruanin gjoba për targat sërbe” përmbylli Petkoviq.