Petkoviq me Trokazin: Deklarata e Kurtit për BKS konfirmon se Prishtina shkel marrëveshjet

Petar Petković sa Reneom Trokazom
Burim: Instagram

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor Rene Trokaz të cilin e informoi se Prishtina sistematikisht shemb dialogun dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel për të cilën sikurse shtoi, dëshmohet dhe me deklaratën e fundit të kryeministrit kosovar Albin Kurti që kurrë nuk do t’a formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe.

Petkoviq në Instargram ka thënë se ka informuar bashkëbiseduesin e vet rreth të gjitha lëvizjeve eskaluese të Prishtinës dhe Albin Kurtit.

Nga ana tjetër Petkoviq tha se Beogradi është I vendosur për dialogun dhe sillet si palë konstruktive që është në këtë proces.

"Beogradi është I vendosur tek dialogu dhe sillet si palë konstruktive por është e pamundur të ketë raporte normale kur nga ana tjetër e tryezës negociuese kemi dikë që shkel të gjitha marrëveshjet dhe përditë ndërmerr lëvizje të njëanshme dhe të padrejta që cënojnë direkt egzistencën e popullit sërb dhe nxit deri në persekutimin e sërbëve që ndodhen në vatrat e tyre shekullore", ka thënë Petkoviq.