Petkoviq: Me vendimin e heqjes së trengjyrësisht sërb nga Graçanica, Kurti vijon me shkeljen e të drejtave të sërbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq u shpreh se Albin Kurti duke urdhëruar mbrëmjen e sotme që nga Graçanica të heqë të gjithë trengjyrëshit sërb në prag të Pashkës, vijon me provokime brutale dhe shkeljen e të drejtave themelore të popullit sërb në Kosovë.
"Ndërsa Kurtin nuk e besdisin flamujt e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe për të cilën fton vazhdimisht, e besdis çdo gjë sërbe dhe këtë mbrëmjen e sotme në Graçanicë e tregoi për të disajtën herë duke demonstruar dërgimin e policisë së tij nga Prishtina me urdhër për të hequr flamujt sërbë të vendosur në prag të festës së madhe ortodokse", tha Petkoviq në deklaratë.
Në këtë mënyrë, thotë, Kurti vërtetoi se urren gjithçka sërbe dhe se nuk dëshiron as paqe as bashkëjetesë, por tensione, provokime dhe fshirjen e të gjitha gjurmëve sërbe nga Kosova.
"Ju kujtoj se e njëjta polici e Kurtit në Krishtlindje në Mitrovicën e Kosovës pengoi sërbët të vendosnin mesazhin 'Paqe e Zotit, Krishti lindi' dhe tani me heqjen e flamujve sërbë nga Graçanica me dhunën e re ndaj popullit tonë dëshirojnë që t’i 'urojnë' Pashkën shtoi Petkoviq. Ky i fundit u shpreh se lëvizja eskaluese e Kurtit është në kundërshtim jo vetëm me rregulloret prishtinase, por edhe me të gjitha aktet ndërkombëtare që rregullojnë shfaqjen e lirë të simboleve kombëtare dhe se kjo tregon qartë se Kurti dëshiron persekutim të hapur të sërbëve dhe popullit sërb.
"Është i domosdoshëm reagimi i bashkësisë ndërkombëtare që nuk duhet të jetë vëzhgues i heshtur i shkeljes së të drejtave themelore të popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe këtë tamam në ditën kur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbahet seanca kushtuar situatës në Kosovë e Metohi", konkludoi Petkoviq.
Flamujt e rinj të Sërbisë, të cilët u vendosën sot në Graçanicë në prag të Pashkës, po hiqen mbrëmjen e sotme nën asistencën e Policisë Kosovare. Kryekomunari i Graçanicës, Novak Zhiviq theksoi se ky është një presion tjetër mbi sërbët.
Dënim erdhi edhe nga Lista Sërbe, e cila kërkoi reagim nga bashkësia ndërkombëtare, duke treguar se bëhet fjalë për vendim të motivuar politikisht nga regjimi i Albin Kurtit.
0 komentet