Lista Sërbe: Heqja e flamurit në Graçanicë shkelje direkte e të drejtave themelore të popullit sërb

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe ka dënuar heqjen e flamurit sërb në Graçanicë dhe kërkoi reagimin e bashkësisë ndërkombëtare duke vënë në dukje se bëhet fjalë për vendim të motivuar politikisht nga regjimi i Albin Kurtit.

“Lista Sërbe dënon ashpërsisht veprimet e policisë kosovare e cila, me urdhër të ministrit të Kurtit, Elbert Krasniqi, para festës më të gëzuar kristiane sikurse është Pashka, të heqë flamujt sërb nga hapësirat publike në Graçanicë dhe zona të tjera ku jeton populli sërb. Kjo lloj sjelljeje paraqet shkelje direkte e të drejtave themelore të njeriut të popullit sërb përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën për të ruajtur dhe shfaqur publikisht identitetin kombëtar i cili garantohet nga akte të shumta ndërkombëtare përfshirë Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Qytetare e Politike, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe konventa të tjera që rregullojnë mbrojtjen e identitetit të popujve”, thuhet në deklaratë.

Lista Sërbe thekson se është e papranueshme dhe hipokrite që në të njëjtën kohë shfaqen në mbarë Kosovën flamujt kombëtarë shqiptarë e madje edhe para Kurtit në sallën kuvendore në Prishtinë, ndërsa popullit serb i mohohet e njëjta e drejtë.

"I tillë zbatim selektiv i rregullave, tregon qartë se egziston diskriminim institucional i drejtuar ndaj sërbëve. Duket se këto lëvizje përfaqësojnë vendime të motivuara politikisht të regjimit të Albin Kurtit, në të cilat ministri i tij vetë anëtar i komunitetit jo-shumicë, ushtron presion mbi popullin sërb, në vend që të mbrojë të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe si uverturë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme”, thuhet.

Lista Sërbe kërkon reagim urgjent dhe të fortë nga bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash nga Unioni Europian, vendet e Pesëshes, OSBE, si dhe të gjitha organizmave ndërkombëtare relevante, për të dënuar qartë këtë shkelje të rëndë të të drejtave të popullit sërb dhe për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të saj.

“Populli sërb ka të drejtën e patjetërsueshme për të shprehur lirshëm identitetin e vet, përfshirë edhe nxjerrjen në pah të simboleve të veta kombëtare dhe askush nuk ka të drejtë t'ia mohojë këtë të drejtë. Lista Sërbe do të vazhdojë që me të gjitha mjetet demokratike e politike të luftojë për mbrojtjen e të drejtave të popullit sërb dhe kërkon reagim të qartë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për këtë shkelje flagrante të të drejtave të popullit sërb”, konkludon deklarata.

Flamujt e rinj të Sërbisë, të cilët u vendosën sot në Graçanicë në vigjilje të Pashkës, do të hiqen sonte me ndihmën e Policisë Kosovare.

Kryekomunari i Graçanicës, Novak Zhiviq theksoi se ky është një tjetër presion mbi sërbët.