Petkoviq: Momentalisht po u thyhet shtiza për BKS

Petar Petković.jpg
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka deklaruar mbasditen e sotme se Albin Kurti përmes mënyrave të dallueshme, tenton t’i shmanget detyrimit për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe për këtë momentalisht po i thyhet shtiza.

Petkoviq gjatë pauzës pas takimit mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE Jozef Borelli dhe presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, për TV Pink, ka thënë se presidenti i Sërbisë po lufton për respektimin e marrëveshjes së Brukselit. 

„Kurti në të gjitha mënyrat po tenton të shmangë detyrimet për formimin e BKS. E bën këtë përmes mënyrave dhe hileve të dukshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe insiston për BKS, pasi ky është detyrim i Prishtinës që egziston këtu e 10 vite“, ka thënë ai. 

Petkoviq shton se është pikërisht kjo arsyeja që u është thyer shtiza dhe ku kësisoj po mbretëron nervozizmi. 
Duke komentuar disa thënie se sot është “dita D”, dhe që sot apo deri më 15 mars të paktën do të ketë firmosje të marrëveshjes, Petkoviq thekson se edhe sot nuk ka ndonjë “ditë D”.

“Qytetarët e Sërbisë e shikojnë qartë atë çfarë bën dhe flet presidenti Aleksandar Vuçiq ku do të dalë e tregojë se çfarë po bën opozita në Beograd, e cila po përpiqet të dëmtojë në çdo lloj mënyre vendin e vet. Për këtë do të flasim, këtu jemi të fokusuar tek dialogu dhe Bashkësia e Komunave Sërbe” ka thënë Petkoviq.