Petkoviq: Nata e kaluar ishte ferr për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, policia kontrolloi njerëzit deri në lëkurë, i godiste me pushkë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë sot se nata e kaluar ishte ferr i vërtetë për qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

Siç tha ai, forcat policore kosovare mbrëmë fjalë për fjalë krijoi një lloj unaze sigurie me patrullime në qendër të qytetit e postblloqe në periferi të tij ku ndalonin automjetet, kontrollonin njerëzit deri në lëkurë, i goditnin me pushkë dhe i shanin. Siç tha ai, forcat speciale kanë hyrë nga pjesa jugore me mbi 30 autoblinda.

“Nuk është fjala vetëm për këtë natë, e cila ishte ferr për qytetarët, bëhet fjalë për atë që Kurti përgjatë gjithë kohës provokon dhe dëshiron të shkaktojë konflikte dhe luftë. Policia e Kurtit ka tentuar mëngjesin e sotëm dhe natën e djeshme, të kryejë disa arrestime në lagjen e Boshnjakëve, e më pas, u tentua arrestimi i dy vëllezërve Goran e Vllado Vuçetiq në qendër të qytetit e kanë nxituar edhe për Mirosllav Zhivkoviqin, i cili është shok i Llunes (Millun Millenkoviqit) e kështu ka zgjatur tërë natën. Tani situata është më e qetë, autoblindat i kanë zëvendësuar me automjetet 'Shkoda', por është prezent ende një numër i madh i forcave speciale me armë tytëgjata” ka thënë Petkoviq. 

Ky i fundit ka thënë se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq edhe sot do të bisedojë me zyrtarë europianë e amerikanë. 

"Ne do të bëjmë gjithçka që me gjithë forcën tonë të ruajmë qetësinë, por gjithçka është në kokën e Kurtit dhe në veprimet e tij të dhunshme i cili dëshiron të ndezë gjithë rajonin" ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit ka thënë se sërbët e K&M ditët vijuese do të dalin me deklaratë sesi do të veprojnë në vazhdim. 

Petkoviq kujtoi se ministri i pushtetit vendor Elbert Krasniqi mëngjesin e djeshëm në momentin e ndërrimit të turnit të policëve, ka hyrë "me hile në godinën komunale në Lleposaviq".

“Populli ynë u acarua, por reagoi me qetësi, erdhën vetëm tek godina tek hyrja e saj, por me lutjen e KFOR u tërhoqën deri tek gardhi ku zakonisht protestojnë” tha ai dhe shtoi se në Lleposaviq u arrestua Nebojsha Vllashkoviq i lindur në vitin 1990. 

Ministri Sveçla, siç shtoi ai, publikoi foton e Vllashkoviqit dhe një foto tjetër ku identifikoi një djalë të maskuar si Vllashkoviqi dhe tha se ai duhet të arrestohet për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve shqiptarë. 

“Familja dhe miqtë publikuan një fotografi ku shihet se Nemanja Vllashkoviq është duke qëndruar në fund dhe me qetësi vëzhgon se çfarë po ndodh” thotë Petkoviq dhe thekson se Vllashkoviq nuk ka lidhje me personin e maskuar.
“Bëhet fjalë për një tjetër gënjeshtër dhe propagandë, për arrestimin e një tjetër personi të pafajshëm. Ai djalë nuk ka dosje, është fëmija i tretë në familje, njerëzit merren me bujqësi. Ndodhet ende në Mitrovicën e Jugut sepse është në paraburgim policor për 48 orë” ka raportuar Petkoviq.

Ky i fundit thekson se Kurti në vend që të de-eskalojë situatën, po kalon në provokime e sulme të reja.

“Po te merret parasysh e gjithë dita e djeshme, shihet se Kurti ka planifikuar provokime që sërbët të reagojnë në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare t’i fajësojë. Kurti ka për qëllim të shkaktojë luftë, konflikt në veri dhe këtë e bën përditë dhe me të vërtetë është koha që dikush më në fund t’a bëjë që Kurti të kuptojë pasi duket se ai dëshiron të nisë luftë dhe t'i vërë flakën jo vetëm veriut, por mbarë rajonit. Bëhet fjalë për zjarrvënës ballkanik që dëshiron të ndezë mbarë Ballkanin Perëndimor”, theksoi Petkoviq.

Siç thotë ai, Kurtit po i bëhet thirrje prej bashkësisë ndërkombëtare që të tërheqë kryekomunarët dhe policinë, ndërsa sërbët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, Kurti dërgon forca të reja policore dhe provokon.

“Përveç gjithë kësaj situate, në ditën kur arrestohet një tjetër person i pafajshëm, kemi reagimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe u shokuam nga njoftimet në të cilat Beogradit i kërkohet lirimi i tre të ashtuquajturve policë që u arrestuan e askush prej tyre nuk përmend se duhet të lirohen sërbët të cilët u arrestuan ditë më parë ashtu si dhe Vllashkoviq që nuk ka bërë asgjë”, ka theksuar ai.

Petkoviq thekson se bëhet fjalë për hipokrizi dhe thotë se vendimin për lirimin e të arrestuarve nuk e merr qeveria, por Prokuroria dhe Gjykata e Sërbisë.

“Nuk vendosim ne nëse këta policë do të lirohen apo jo, sepse ka filluar procedurë ligjore e për këtë, vendos prokuroria dhe gjykata, nuk vendoset në ambasada dhe përmes ndonjë deklarate. Është absolutisht e gënjeshtërt se Beogradi dhe organet kompetente kanë raporte të këqija me ta për të mos u dhënë barna apo t’i keqtrajtojnë. Kur e thotë këtë Prishtina, t’a nisë nga vetja sepse Kurti dhe Prishtina janë ata që keqtrajtojnë sërbët e arrestuar, vrasin Zotin për cilindo që arrestojnë” tha ai.

Duke thënë se Sërbia nuk vepron kështu sepse është shtet serioz, Petkoviq thotë se kjo bëhet ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe shton se secili nga të arrestuarit ka dhomën e tij, marrin barnat, kanë për të ngrënë e për të pirë. 

“Nuk mund të them se janë në hotel Hajat, por në raport me të tilla kushte të kishin dhe sërbët sikur të ishin në “Katër stinët. Ndaluni dhe mos flisni atë çka nuk është e vërtetë, duke kërkuar lirimin e atyre që pushtuan territorin e Sërbisë qendrore me armë tytëgjata, por kujdesuni për sërbët që i janë arrestuar pa faj” i tha ai bashkësisë ndërkombëtare.
Ai thekson se ditët dhe javët e fundit asnjë shqiptar nuk është lënduar, por sërbët arrestohen nëse hedhin një guriçkë dhe askush nuk kujtohet për Dragisha Galjakun. 

Petkoviq pyet nëse dikush ka dhënë llogari për Galjakun për të cilin pyetja është nëse do të mund të shërohet plotësisht dhe të ecë sërish.

“Ajo çfarë nuk u intereson SHBA dhe BE, është se kush është përgjegjës për lëndimet ndaj sërbëve. Kur bëhet fjalë për sërbët, viktimat sërbe, padyshim që askush nuk është i interesuar për këtë. I lutem bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë që Kurti të arsyetojë dhe të ndalë veprimet e dhunshme derisa ka ende kuptim, gjithçka po vazhdon për një kohë të gjatë, në vend të de-eskalimit, jemi dëshmitarë të përshkallëzimit shumë herë më të keq si kurrë më parë nga Kurti dhe forcave të veta speciale dhe kjo duhet të ndalet urgjentisht e nëse kjo nuk ndodh, nuk kemi më se për çfarë duhet të flasim. Jemi mjaft të shqetësuar, kërkoj prej bashkësisë ndërkombëtare të bëjë që Kurti të arsyetojë” tha Petkoviq.

I pyetur nëse presidenti Aleksandar Vuçiq do t'i përgjigjet ftesës së Zhozef Borellit për të shkuar në takim me Albin Kurtin në Bruksel, si dhe se çfarë po ndodh me dialogun, Petkoviq thotë se në këto rrethana nuk shikon vend për bisedë.

“Në të tilla rrethana kur Kurti sulmon sërbët, kur dëshiron të shkaktojë luftë dhe konflikte të reja, nuk e shikoj sesi mund të vazhdojmë dialogun sepse dialogu nënkupton bisedë për normalizimin e marrëdhënieve dhe të gjitha këto i kemi nga Kurti çka bën të kundërtën e kësaj, është e dhunshme. Rreth kësaj, vendimin do t’a marrë presidenti Vuçiq, por unë nuk shikoj vend për diskutim”, tha Petkoviq.

Ky i fundit kujton se presidenti i Sërbisë nuk shkoi për bisedime në Bruksel edhe kur u vendos taksa 100% për mallrat sërbe dhe theksoi se një situatë e ngjashme po ndodh edhe tani me ndalimin e hyrjes së kamionëve me targa sërbe në Kosovë.