Petkoviq: KFOR-i të ndërhyjë urgjentisht, të largojë forcat speciale nga veriu

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot me veprimet dhe deklaratat e tij ka treguar se i interesojnë vetëm konfliktet dhe lufta.

Petkoviq iu drejtua publikut pas përshkallëzimit të situatës në Mitrovicën e Veriut, ku pjesëtarët e policisë së Kosovës sot arrestuan një serb Millun Millenkoviq, pas së cilës qytetarët u mblodhën në rrugë.

“Me urdhër personal të Kurtit është arrestuar Millun Millenkoviq Llune, i cili prej muajsh ishte ndjekur nga policia e Kosovës dhe kërcënohej me arrest, sepse është një luftëtar i shquar për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë. Ai u arrestua në një sallon parukerie, i cili ishte i rrethuar nga tetë mjete të blinduara”, tha Petkoviq.

Siç thekson ai, i arrestuari Millenkoviq nuk është një kriminel, por një sportist i shquar dhe me medalje, me të cilin tranojnë shumë fëmijë.


Petkoviq theksoi se në Mitrovicë është krijuar një gjendje rrethimi.

“Një numër i madh i mjeteve të policisë së Kosovës kanë hyrë nga drejtimi i pjesës jugore të qytetit dhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës, në drejtim të kalimtarëve të rastësishëm”, tha Petkoviq.

Ai tregoi, siç deklaroi, "një video të turpit të policisë së ROSU që mban në nishan kalimtarë të rastësishëm me armë tytëgjata".

“Është policia e vërtetë e Kurtit, e cila në veri shërben vetëm për të ngacmuar popullin serb. I bëjmë thirrje KFOR-it që të ndërhyjë urgjentisht, të largojë forcat policore ROSU nga veriu i Kosovës dhe pushtuesit që po sulmojnë popullin serb paarmatosur. Përderisa ata janë të pranishëm në veri, nuk do të ketë paqe për popullin serb”, tha Petkoviq.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi po ashtu tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot disa herë me emisarin evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe me zyrtarë të shumtë ndërkombëtarë “për të bërë presion ndaj Kurtit dhe për të arsyetuar me të”.


Komandanti i KFOR-it nesër në Beograd

Ai po ashtu bëri të ditur se nesër në Beograd vjen komandanti i KFOR-it, me të cilin do të bisedojnë presidenti Vuçiq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Millan Mojsilloviq.

“Është e rëndësishme të ruhet paqen. Bashkësia ndërkombëtare po bën thirrje për deeskalim, ai po shkon drejt përshkallëzimit. Serbët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, Kurti po arrestohet”, tha Petkoviq.