Vuçiq me delegacionin e Senatit të Francës për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe situatës në rajon
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me delegacinin e Senatit të Republikës Franceze me të cilin është biseduar mes të tjerave, rreth situatës në rajon dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Siç bëhet e ditur në deklaratën e Presidencës së Sërbisë, është folur për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës ku presidenti Vuçiq ka theksuar përherë ashtu edhe sot, seriozitet dhe përgjegjësi në qasjen e këtij procesi ashtu sikurse u tregua dje në Bruksel me harmonizimin e deklaratës për personat e zhdukur, apo dhe për marrëveshjet konkrete për hapat në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Në këtë bisedë, Vuçiq me anëtarët e Këshillit për Punët e Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Senatit të Republikës Franceze, theksoi vendosmërinë e Sërbisë për të forcuar më tej dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik me Francën, si partnere mjaft e rëndësishme. “Sërbia është krenare për partneritetin strategjik me Francën dhe rezultatet e arritura në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, tha presidenti Vuçiq dhe theksoi rëndësinë e investimit të kompanive franceze në ekonominë sërbe.
Duke folur për rrugën europiane të Sërbisë, presidenti Vuçiq ka falenderuar Francën për mbështetjen si dhe për iniciativën e presidentit Makron për implementimin e politikës së përbashkët Europiane si një mënyrë që vendet të cilat nuk janë ende anëtare të BE, të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre.
Anëtarët e delegacionit francez kanë theksuar se vizita e tyre, është shprehje e interesit të vazhdueshëm të Francës për Sërbinë dhe Ballkanin Perëndimor, si një nga prioritetet e punës së këtij Këshilli. Me këtë rast ata theksuan vendosmërinë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Më parë Vuçiq në një postim në Instagram ka nënvizuar se me delegacionin e Senatit Francez, është biseduar rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme, prej situatës në rajon dhe dialogun mes Prishtinës e Beogradit, deri tek forcimi i dialogut politik dhe shtrirja e bashkëpunimit dypalësh ekonomik e në veçanti në sferën e investimeve të reja të mëdha. "Roli i Francës në rajon ka një domethënie të jashtëzakonshme jo vetëm në kontekstin historik e tradicional, por edhe në përpjekjen që Ballkani i Hapur të japë një vrull të ri në rrugën e integrimit europian" nënvizon Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se i është mirënjohës Francës për mbështetjen në përpjekjet që Sërbia luan në marrëdhëniet rajonale, ruajtjen, stabilitetin dhe konstruktivitetin bashkëpunues në rrugën drejt BE.
0 komentet