Petkoviq në Paris: Të gjitha lëvizjet e Prishtinës janë përllogaritur të krijojë kushte të pamundshme për jetesë të sërbëve

Petar Petković u Parizu
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka biseduar sot në Paris rreth problemeve dhe sfidave të dialogut dhe kushtet e vështira të sërbëve në Kosovë, me këshilltarin e presidentit francez për Europën kontinentale dhe Turqinë, Bernar Buhvalter, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor Rene Trokaz dhe shefen e Sektorit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europiane Margarita Boregard.

Petkoviq në Instagram ka thënë se me ta ka biseduar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në dritën e raundit të fundit të mbajtur në Bruksel, por dhe për situatën politike dhe të sigurisë në hapësirën e Kosovës veçanërisht duke nënvizuar lëvizjet e shumta eskaluese të njëanshme të Prishtinës dhe Albin Kurtit.

Ai tha se Beogradi është i vendosur për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën, por nga ana tjetër tryeza e negociatave në Bruksel nuk ka bashkëbisedues adekuat pasi të gjitha levizjet e Prishtinës janë përllogaritur për të destabilizuar situatën në terren dhe krijojnë kushte të pamundura për jetesë për popullin sërb në Kosovë.

Ai theksoi se Beogradi është i përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve të veta për dialogun, por pret që dhe Prishtina të nisë përmbushjen e detyrimeve të veta veçanërisht kur është fjala për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën populli sërb e pret prej 11 vitesh.

“Falenderova bashkëbiseduesit gjatë pauzës dhe për bisedën konstruktive dhe të hapur, duke theksuar se Sërbia çmon lart gatishmërinë e Francës që përherë dëgjon dhe pozitën e vendit tonë” ka shtuar Petkoviq.