Petkoviq: Prishtina do ta shpëtonte nga burgu anëtarin e FSK-së, edhe pse ai tentoi të vriste fëmijët serbë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se shqetëson fakti që prokuroria në Ferizaj tentativën për vrasjen e fëmijëve serbë në Gotovushë e cilësoi si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me përdorimin e armëve”.

Petkoviq ka deklaruar në Twitter se për një kualifikim të tillë të veprës praktikisht nuk shqiptohet dënim me burg, por dënimi me kusht me gjobë.

“I ashtuquajturi prokurori i Ferizajt e cilësoi tentativën për vrasjen e fëmijëve serbë në Gotovushë në Ditën e Buzmit si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me përdorimin e armëve”. Është sikur Azem Kurtaj, pjesëtar i të ashtuquajturit FSK, të ketë qëlluar në ajër dhe jo që ka lënduar rëndë Stefanin dhe Milloshin. Shqetëson fakti se për këtë kualifikim të veprës praktikisht nuk shqiptohet dënim efektiv me burg, por dënim me kusht me gjobë”, thotë Petkoviq.

Ai shton se avokati tashmë ka paraqitur kërkesë për riklasifikimin e veprës për vrasje të rëndë në tentativë dhe se për çdo gjë do të njoftojë përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Qëllimi i Prishtinës për të shpëtuar një pjesëtar të FSK-së nga burgu është i dukshëm, edhe pse ky është një person i cili ka qëlluar fëmijët serbë teksa mbanin buzmit, me qëllim që t'i vriste. Për këtë arsye avokati i punësuar nga Zyra për Kosovë e Metohi ka paraqitur kërkesë për riklasifikim të veprës në tentativë për vrasje të rëndë dhe epilogu do të dihet në seancën e re të caktuar për 16 mars. Për gjithë rastin do t'i informojmë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”, tha Petkoviq.