Petkoviq: Nuk duhet të lejojmë që 17 marsi të ndodhë më kurrë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Sot shënohet njëzet e një vjetori i pogromit të marsit kundër serbëve dhe vendeve të shenjta serbe në Kosovë e Metohi. Përveç faktit se kjo ngjarje tragjike, e cila është edhe pogromi i parë në Evropë në shekullin e 21-të, ngjall ndjeshmëri dhe solidaritet te çdo njeri i nderuar, po ashtu ngjall gadishmëri dhe vendosmëri te populli serb dhe shteti i Serbisë që të mos lejojë më kurrë një sulm i tillë ndaj serbëve, ka thën drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviq.

Siç thotë ai, konfliktet më të mëdha me motive etnike në Kosovë dhe Metohi që nga ardhja e forcave ndërkombëtare në krahinë filluan më 17 mars 2004, pasi pjesëtarët e policisë së UNMIK-ut gjetën trupat e dy djemve shqiptarë në lumin Ibër, në fshatin Çabar, afër Zubin Potokut.

“Shqiptarët akuzuan rrejshëm serbët për mbytjen e tyre dhe nisën sulmin e tyre të paprecedentë, treditore, kriminale në shenjë hakmarrjeje. Teza e rreme e një revolte spontane, e provokuar nga mbytja e djemve shqiptarë, u promovua nga ata që frymëzuan dhe organizuan dhunën, ndër të tjera, për të shmangur përgjegjësinë penale dhe për t'u fshehur pas gjoja "ngjarjes së popullit". Megjithatë, nuk ka as më të voglin dyshim se pogromi ishte planifikuar dhe organizuar gjatë dhe me mjeshtëri nga strukturat politike, kriminale dhe para-sigurisë shqiptare, me qëllim të pastrimit etnik të serbëve të mbetur nga territori i Kosovës dhe Metohisë dhe ky synim, për fat të keq, u zbatua me sukses në shumë pjesë të krahinës sonë jugore”, tha Petkoviq.

Ai theksoi se nuk mund të flasim për pogromin e marsit pa marrë parasysh kontekstin historik, sepse titujt serbë të tokave në Kosovë janë shkruar me gjakun e popullit serb me shekuj.

“Pogromi i marsit 2004 është dashur të jetë faza përfundimtare në zbatimin e programit të spastrimit etnik të serbëve dhe dominimit absolut shqiptar në Kosovë e Metohi. Megjithatë, plani i tyre dështoi dhe ata që mendonin se mund të fshinin përgjithmonë gjurmët e ekzistencës serbe në Kosovë dhe Metohi, gabuan thellë. Regjimi i Prishtinës nuk ka hequr dorë nga idetë e tij, thjesht ka ndryshuar metoda. Humbja njerëzore dhe politike e serbëve është e dukshme në çdo hap në krahinë. Mbyllja e institucioneve serbe, që do të thotë jetë për serbët, synonte ta linte popullin serb pa rroga, pensione dhe përfitime sociale, ndërsa tytat e gjata që synonin popullin tonë duhej të realizonin përfundimisht eksodin e serbëve dhe arritjen e qëllimit të pazbuluar të Kurtit, një Kosovë dhe Metohi etnikisht të pastër. Prishtina as nuk ia ka dalë ta arrijë atë qëllim”, ka thënë Petkoviq.

Siç thekson ai, “është e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme që një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht ato shtete që pretendojnë se janë pishtarë të demokracisë, kanë mbetur indiferente ndaj krimit masiv të 17 marsit 2004, ashtu siç mbyllin sytë para terrorit të përditshëm që regjimi i Prishtinës kryen në popullin serb në Kosovë”.

“Së fundi, dua të them se Serbia dhe populli serb nuk do ta harrojnë kurrë pogromin e marsit në Kosovë e Metohi dhe viktimat e atij tërbimi kriminal nga ekstremistët shqiptarë, ashtu siç nuk do të heqin dorë kurrë nga insistimi për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve. Për ata që mbrojnë përgjegjësit e krimeve u themi se asgjë e mirë nuk ka ardhur dhe as nuk mund të vijë nga vuajtja e të tjerëve dhe heshtja për krimet. Sot Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do të lejojë kurrë që të përsëritet pogromi dhe stuhia kundër popullit serb, sepse ne qëndrojmë fort në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së popullit tonë. Po kështu, ne jemi të vendosur të mposhtim të gjitha revolucionet me ngjyra që, si forma të reja pogromesh, do të përçajnë dhe derdhin gjakun e popullit tonë, të cilin Kurti dhe shumë të tjerë do të donin ta shihnin. Serbia do të mposht çdo të keqe dhe çdo përpjekje për të nëpërkëmbur shtetin dhe popullin tonë”, ka përfunduar Petkoviq.