Petkoviq: Osmani nuk është më pak shoviniste sesa Kurti

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq vlerëson se politika e veprimeve të njëanshme dhe shkelja e të drejtave humane të sërbëve ku Prishtina i ndërmerr vazhdimisht prej vitesh, është kërcënimi më i madh i stabilitetit të rajonit dhe se Vjosa Osmani gënjen yndyrshëm kur i’a atribuon Beogradit çdo qëllim të keq.

Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes kosovare Vjosa Osmani në Rigë ku ripërsëriti pretendimet se Sërbia vazhdimisht tenton të destabilizojë Kosovën.

“Agresioni është deri më sot karakteristika kryesore e funksionimit të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë dhe të gjitha tentativat e Vjosa Osmanit për t'ia kaluar barrën e përgjegjësisë për situatën aktuale në K&M Beogradit me zëvendësimin e tezave, është cinizmi dhe mendimi i tepërt më i keq”, tha Petkoviq.

Ky i fundit theksoi se Kurti në Kosovë prej vitesh zbaton sundim të frikës dhe se Osmani dhe Gërvalla nuk kanë se çfarë të thonë për këtë, "veçse si papagallë përsërisin budallallëqe për Sërbinë si zonë e ndikimit rus në Ballkan".

Petkoviq vuri në dukje se Prishtina derimë sot nuk ka pranuar të marrë pjesë në ndonjë iniciativë rajonale që ka për synim relaksimin e raporteve në rajon, as nuk ka treguar me asnjë lëvizje të vetme se është e gatshme të tërhiqet "prej politikës së keqtrajtimit dhe privimit të popullit sërb në K&M".

"Osmani, megjithëse fshihet me mjeshtëri pas frazave tingëlluese për demokracinë, nuk është më pak shoviniste sesa Albin Kurti dhe mbështet me shpirt atë që prej vitesh i është bërë popullit sërb, kështu që është një nga bashkëautoret e planit kriminal për të larguar sërbët nga vatrat e tyre dhe një ditë do të përgjigjet për këtë", konkludoi Petkoviq.