Petkoviq: Paqja e brishtë në veri ruhet falë politikës së mençur të Vuçiqit dhe përgjegjësisë së serbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, iu referua fjalimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Institutin Hadson, në të cilin ajo përmendi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke konstatuar se “i ka rënë terri në sy” pasi Kosova, as pas 45 përpjekjesh, nuk po arrin të konstituojë organet e pushtetit, dhe “në hutim” e sulmon presidentin Vuçiq me fyerjet më të ulëta, ndërsa Beogradin e akuzon padrejtësisht për planet e veta të dhunshme.
“Vetëm një mendje e errësuar e politikanëve të Prishtinës mund të përmbysë kaq paturpësisht të vërtetat dhe të gënjejë hapur, sepse faktet i hedhin poshtë në mënyrë të drejtpërdrejtë,” theksoi Petkoviq në njoftimin.
Në këtë drejtim, ai theksoi se Kosova ka ndërmarrë 142 veprime eskaluese në veriun e Kosovës gjatë dy viteve të fundit, që nga 3 qershori 2023, kur vendet anëtare të BE-së i kërkuan Prishtinës deeskalim urgjent në veri.
Petkoviq vuri në dukje se veprimet e dhunshme dhe të njëanshme të Prishtinës janë të qëllimshme për të ngritur tensionet dhe për të shkaktuar krizë në veri të Kosovës, por se populli serb, përkundër terrorit të përditshëm të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka arritur të ruajë paqen dhe të mos reagojë ndaj provokimeve.
“Prandaj, paqja e brishtë në veri të Kosovës dhe Metohisë ruhet vetëm falë politikës së mençur dhe të matur të presidentit Vuçiq dhe përgjegjësisë që tregon populli serb në Kosovë dhe Metohi,” përfundoi Petkoviq.
Ai gjithashtu, në rrjetin social “X”, ndau një pjesë të fjalimit të Osmanit, duke thënë se “ajo nuk e fsheh më sa shumë është e fiksuar pas Vuçiqit”.
“Vjosa nuk e fsheh më sa shumë është e fiksuar pas Vuçiqit, ku të shkojë, nuk i ndalet goja për Vuçiqin. Tani ka shkuar edhe një hap më tej, tashmë edhe rosa po i fanitet,” shkroi Petkoviq.
Presidentja e Kosovës deklaroi se populli i Kosovës nuk ka marrë pjesë në luftë dhe në krime.
„Mendoj, të gjithë kemi kaluar nëpër luftë, kemi qenë fëmijë të luftës, kemi përjetuar një luftë të tmerrshme, por nuk kemi marrë pjesë – populli i Kosovës nuk ka marrë pjesë në krime. Ndërsa, kur e shikoni Vuçiqin, ai njeri ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit. Dua të them, kjo është e vërteta. Nëse ecën si rosak dhe gakëllen si rosak, atëherë është...“, tha Osmani gjatë qëndrimit të saj në SHBA.
0 komentet