Vuçiq me Kos: Jemi të gatshëm të përshpejtojmë reformat, plani i rritjes shans për zhvillim të shpejtë ekonomik

Aleksandar Vučić i Marta Kos
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar mbrëmjen e sotme me komisioneren për zgjerim dhe politikë me fqinjët të Komisionit Europian Marta Kos, e cila po kryen vizitë dy ditore në Sërbi.

“Bisedë e mirë me komisioneren europiane Kos rreth sfidave kyçe dhe mundësive për rrugën tonë europiane me fokus të veçantë tek reformat dhe realizimin e planit europian të rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai ka thënë se në bisedë me Kos, ka theksuar gatishmërinë e plotë të Sërbisë që të përshepjtojë reformat-jo si pasojë e kërkesave burokratike, por për besimin se ato do t’u sjellin jetë të mirë qytetarëve.

Nënvizoi se Sërbia e shikon planin e rritjes si shans për të përshepjtuar zhvillimin ekonomik, forcojë institucionet dhe vendi t’i afrohet Unionit Europian jo vetëm politikisht, por edhe përmbajtësor përmes shfrytëzimit konkret dhe standarteve që qytetarët të mund të ndjejnë. “Besoj se përmes punës serioze, përgjegjësisë dhe partneritetit të sinqertë me Unionin Europian, të shfrytëzojmë momentumin egzistues dhe do të çelim fazë të re në procesin e integrimit europian të Sërbisë” ka thënë presidenti Vuçiq.