Petkoviq: Kurti qëllimishëm ndryshon tezat-të gjitha kërcënimet dhe terrori ndaj sërbëve vijnë nga Prishtina, kurrë nga Beogradi

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, deklaroi se Albin Kurti qëllimishëm ndryshon tezën me pretendimet rreth presioneve ndaj sërbëve në Kosovë, ku sikurse theksoi, të gjitha kërcënimet dhe terrori ndaj sërbëve vijnë nga Prishtina,dhe asnjëherë nga Beogradi.

"Nuk egziston asgjë më të neveritshme në skenën politike të Prishtinës sesa gjoja shqetësimi i Kurtit për sërbët që jetojnë në Kosovë e Metohi. Dhe është më hipokrite shqetësimi fals i Kurtit për punonjësit e institucioneve shëndetësore e arsimore sërbe, të cilat tentoi t'i mbyllte deri vetëm një muaj më parë. Kur Kurti, përditë terrorizon popullin sërb, flet për terrorin e supozuar të Beogradit, në fakt po flet për fiksimin e tij me Sërbinë", tha Petkoviq në deklaratë pas pretendimeve të Kurtit se sërbët në Kosovë përballen me "presione dhe kërcënime të papara për të mbështetur politikisht Listën Sërbe".

Petkoviq theksoi se është pikërisht Beogradi ai që siguron paga për të gjithë punonjësit, mundëson dhe përmirëson kushtet e punës në shkollimin e sërbëve dhe shëndetësi dhe e gjithë kjo rrit vazhdimisht numrin e vendeve të punës.

"Sërbia kujdeset për popullin e vet dhe do të vazhdojë vendosmërisht t’a bëjë këtë, ndërsa Kurti është ai që gjithçka sërbe do t\a shtypë dhe shemb. Kurti qëllimshëm zëvendësoi tezat, sepse të gjitha kërcënimet dhe terrori ndaj sërbëve vijnë nga regjimi prishtinas dhe kurrë nga Beogradi", nënvizoi Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se për Kurtin gjithçka flet dëshmitari "shenjtëria Nenad Rashiq"-çka është gjithçka e qartë.

"Sepse Rashiq prej kohësh shiti besimin për darkë, ndërsa tani shkoi një hap më tej me dërgimin e policisë së Kurtit në institucionet sërbe dhe arrestuar drejtorët sërb të ndershëm dhe të respektuar të shkollave dhe spitaleve. Sigurisht, Kurti kurrë nuk pa pas vuajtjet e shumta të sërbëve, ndaj derdh lot krokodili ndaj atyre që asistojnë para kamerave në fushatën që vetë Kurti dirigjon. Është e qartë se Kurti kurrë nuk do t'i shikojë pas vuajtjeve sërbe, sepse është pikërisht ai shkaku i telasheve sërbe", tha Petkoviq.

Ky i fundit është i bindur se populli sërb e di shumë mirë se çfarë po ndodh dhe kush po punon në interesin e tij dhe kush është kundër.

"Ndaj është e rëndësishme në këtë moment që të gjithë sërbët e ndershëm të tregojnë unitet dhe të mbështesin fort Listën Sërbe që njerëz si Rashiqi dhe pronari i tij Kurti, të mos përsëriten më kurrë në skenën politike", konkludoi Petkoviq.