Petkoviq: Rashiq tregoi sesa shërbëtor i Kurtit është, do të përgjigjet në përputhje me ligjin së bashku me të gjithë ata që e ndihmuan
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq u shpreh se ndalimi i drejtorëve të institucioneve arsimore e shëndetësore të Republikës së Sërbisë në Kosovën qëndrore me urdhër të Albin Kurtit, është tentativë e Prishtinës që të ushtrojë presion dhe frikësim të papranueshëm ndaj zgjedhësve sërbë në këto vise që sikurse tha, Kurti "të shtyjë para të preferuarin e tij Nenad Rashiqin në zgjedhjet e ardhshme".
"Rreth rrëmbimit ilegal dhe të pabazuar të punonjësve sërbë të shëndetësisë dhe arsimit, menjëherë informuam të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ndërmjetësin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen, duke kërkuar që urgjentisht të angazhohen për këtë çështje", tha Petković në deklaratë.
Ai tha se Kurti sërish shkakton kriza dhe tensione në terren dhe pas shpinës së popullit sërb, ndjek fushatë politike sepse nuk ka asgjë tjetër për t'u ofruar zgjedhësve të vet.
"Rashiqi i tij tashmë tregoi sesa shërbëtor i Prishtinës dhe Albin Kurtit është, se ka fytyrë si shputë dhe turpi i tij do të mbetet i shkruar në analet e të pandershmit, ndërsa për keqbërjet do të përgjigjet në përputhje me ligjin së bashku me të gjithë ata që e ndihmuan në të. Populli sërb atij do t'i përgjigjet në zgjedhjet e 7 qershorit me harmoni dhe unitet edhe më të madh dhe fitore edhe më të fortë sërbe, sepse populli sërb gjatë historisë ka treguar se është më i fortë kur është e nevojshme", tha ai. Petkoviq.
Më herët sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se Policia Kosovare në Graçanicë ndaloi pesë persona me kombësi sërbe me dyshimin se kanë kryer veprën penale të "shkeljes së lirisë së zgjedhjes", pas pretendimeve të ministrit të Komuniteteve dhe Kthimit në mandatin teknik Nenad Rashiq.
Arrestimi u dënua nga Lista Sërbe dhe anëtari i Kryesisë së LS, Igor Simiq, theksoi se ai veprim kishte për qëllim frikësimin e sërbëve dhe se Rashiq me targetimin e sërbëve dhe sërbeve të ndershëm, "mundësoi dhe nxiti policinë e Kurtit" tek institucionet arsimore dhe shëndetësore sërbe.
Reagoi dhe zv.kryeministri i Sërbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, ku tha se të gjithë personat që me veprimet e tyre kontribuan në arrestimin e pesë sërbëve, drejtorë të institucioneve shëndetësore e arsimore të Sërbisë nga pjesa qëndrore e Kosovës, do të ndiqen penalisht dhe do të sanksionohen në përputhje me ligjet e Republikës së Sërbisë.
0 komentet