Policia speciale kosovare rreh fëmijët sërbë të cilët ndodhen në gjendje shoku

Boban Mitrović
Burim: Kosovo online

Policia kosovare mbrëmjen e sotme ka përgjuar dhe më pas ka keqtrajtuar dy fëmijë të mitur, vëlla e motër 15 dhe 17 vjeç, teksa po lëviznin me motoçiklat “Kuad” në zonën e fshatit Rudinë, pranë Zveçanit.

Forcat speciale të policisë kosovare pa asnjë lloj paralajmërimi i kanë shtrinë përtokë.

Fëmijët R.D, lindur më 2005 dhe R.K lindur më 2007, janë dërguar në QKS të Mitrovicës së Kosovës.

Mjeku pediatër, kirurgu Boban Mitroviq ka thënë se fëmijët janë në gjendje të shokut të madh por qëndrojnë stabil dhe nuk u cënohet jeta.

"Sipas fjalëve të tyre, thanë plagët e marra i ka shkaktuar policia kosovare. Ata sot ishin duke drejtuar motoçikletat e tipit “Kuad” në afërsi të fshatit Rudinë dhe sipas fjalëve të tyre janë rrahur brutalisht. Djali ka marrë disa goditje në pjesën e kokës dhe një goditje në ijë, ndërsa motra, e cila ishte pasagjere, është tërhequr brutalisht zvarrë në tokë, duke pësuar dëmtime nga kontuzioni në shpatullën e djathtë” ka thënë Mitroviq.

Mjeku shton se diagnoza dhe vizita ndërkohë po ndërmerret.