Petkoviq: Refuzimi i kërkesës për zëvendësimin e kryekomunarit në veri, është vazhdim i terrorit ndaj sërbëve

Drejtori i Zyrës për K&M në Qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq thotë se fakti që përfaqësuesit shqiptarë në të katër komunat në veri refuzojnë të pranojnë kërkesën e qytetarëve për dorrëheqjen e kryekomunarëve, prezanton asgjë tjetër veçse vazhdim të terrorit ndaj popullit sërb dhe tregon qartë se Albin Kurti tërë kohës ka bërë hile, me synimin për të mashtruar BE, por dhe ndalur procesin e zëvendësimit të autoriteteve jolegjitime vendore shqiptare në veri.
Siç bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për K&M, Petkoviq ka thënë se sot autoritetet në Prishtinë me në krye Albin Kurtin, kanë treguar qartë se nuk janë të interesuar për ndonjë de-eskalim dhe normalizim të situatës në të katër komunat në veri të Kosovës, çka është një nga kërkesat kryesore të Beogradit, por edhe të BE por që synimi i tij është vazhdimi i terrorit ndaj popullit sërb.
“Pikërisht kjo është arsyeja që sot përfaqësuesit shqiptarë në komunat e Mitrovicës së Kosovës, Lleposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, refuzuan të pranojnë iniciativën e arsyetuar qytetare për largimin e kryekomunarëve falsë e ilegjitimë, të cilën qytetarët e parashtruan në përputhje të plotë me rregullat administrative udhëzimet që i kanë hartuar vetë në Prishtinë. Më tej qytetarët në hapësirat e Komunës së Zveçanit në fshatin Lipa, tentuan që këtë iniciativë, t'ia paraqesin të ashtuquajturit kryesues të Kuvendit Komunal, policia i ka pyetur, bastisur dhe legjitimuan për një kohë të gjatë me synime të qarta frikësimi, që të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre”, theksoi Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se e gjithë kjo, flet në favor të faktit se Kurti jo vetëm që shkel të gjitha të drejtat e sërbëve në Kosovë, por shkel edhe rregulloret e veta kur është e nevojshme që edhe më tej të zhvlerësohet dhe të keqtrajtohet populli sërb si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit.
“Qëllimi i Kurtit është i qartë-në pushtet të mbajë kryekomunarët fals dhe pushtues, të cilët u zgjodhën kundër vullnetit të shumicës së popullit sërb në K&M me 13 vota të sërbëve dhe 3,5% të votave shqiptare në veri. Me të tillë legjitimitet inekzistent, kryekomunarët fals marrin vendime të shumta antisërbe dhe masa ndëshkuese në dëm të popullit tonë, me qëllim që të vazhdojnë terrorin dhe persekutimin e sërbëve nga vatrat e tyre shekullore, ndaj vazhdojnë të mbajnë fort kolltuqet e tyre për të mbetur në pushtet përkundër të gjitha procedurave, bazave dhe normave”, ka përfunduar Petkoviq.
0 komentet