Petkoviq: Rreziku prej krizave të reja vjen nga Prishtina si dhe prej Kurtit

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq deklaron se rreziku për kriza të reja në veri të Kosovës vjen pikërisht prej Prishtinës, ashtu sikurse të gjitha incidentet, provokimet dhe eskalimet e situatës vijnë nga i vetmi dhe ekskluzivisht prej kryeministrit kosovar Albin Kurti. 

Petkoviq reagoi ndaj deklaratës së Kurtit se eskalimin e situatës në veri të Kosovës e shkakton Beogradi.

"Të gjitha incidentet, provokimet dhe eskalimet e situatës në veri të Kosovës e Metohisë vijnë nga i vetmi dhe ekskluzivisht prej Albin Kurtit si i vetmi gjenerues i krizës në krahinë por edhe në hapësirën e Ballkanit Perëndimor çka para pak e demonstroi edhe në Maqedoninë e Veriut", ka thënë Petkoviq.

Drejtori i Zyrës për K&M ka thënë se Kurti me shkaktimin e tensioneve tenton të mbulojë rezultatet e pasuksesshme të politikës së tij. 

"Rreziku për krizë të re në veri të Kosovës e Metohisë po fshihet pikërisht nga Prishtina, e cila duke gjeneruar tensione në veri, po përpiqet të mbulojë rezultatet e politikës së saj katastrofike dhe nuk ka spinime që mund të maskojnë faktin se bashkësia ndërkombëtare e shikon atë si burim destabiliteti në veri të krahinës, prej të cilave masat ndëshkuese ndaj Prishtinës janë ende në fuqi” ka theksuar Petkoviq. 

Ky i fundit vuri në dukje se paqja e brishtë në Kosovë reziston dhe ruhet falë modestisë së popullit sërb i cili, siç theksoi, “prej muajsh nuk bie në provokimet e përditshme të regjimit në Prishtinë”.

"E cili investon përpjekje mbinjerëzore për t'i rezistuar të gjitha presioneve dhe lëvizjeve të Kurtit dhe levave të tij të pushtetit që synojnë sërbët. Njësitë e tij parapolicore speciale, vijojnë okupimin e veriut të K&M, si dhe godinave sërbe në të cilat janë ulur kryekomunarët ilegalë, joligjorë  të cilët bëjnë lëvizje që kërcënojnë direkt jetën e sërbëve në këto hapësira, arrestojnë sërbët për një fjalë goje dhe mospajtimin me metodat okupuese, tentojnë njëkohësisht që sërbëve t'u heqin koren e bukës, të hedhin punëtorët në rrugë, rastet sociale të ngelen pa asistencë” tha Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se kështu duket “de-eskalimi i Kurtit”.

“Ndërsa në realitet përqafohet me kriminelët dhe narkodilerët e për këtë para çdo fjalie të folur, mirë do të ishte t’i nënshtrohej testeve të duhura pasi deklaratat dhe qëndrueshmëria që shfaq dita-ditës mund të justifikohen vetëm me këtë” tha Petkoviq.