Petkoviq: Serbët nuk duan propagandën e Kurtit, por rrogat dhe pensionet e tyre të fituara me vështirësi

Beograd_240129_Petar Petković 01
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se serbët e Kosovës nuk duan propagandën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, por rrogat dhe pensionet e tyre të fituara me mundim, të cilat qeveria në Prishtinë po u merr duke u përpjekur për të shfuqizuar dinarin serb.

“Përderisa Kurti anulon pagesat dhe përfitimet sociale për serbët, ndërsa mbyll klinikat dhe komunat, ndërsa qeveria e tij i rrah dhe i pushkaton, video-adresat tragjikomike të Kurtit nuk do ta bëjnë askënd ta besojë apo t'i bindet. Kurti nuk do ta shikojë atë film”, tha Petkoviq me rastin e fjalimit të Kurtit në serbisht.

Ai ka shtuar se kompania britanike Henderson ka vite që transporton para në Kosovë.

"Në tiradën e tij të zakonshme të gënjeshtrave dhe dezinformatave, Aljbin Kurti shkoi më tej sot, duke akuzuar kompaninë e specializuar britanike "Henderson" për kontrabandë të valutës serbe. Për të qenë mjaft të saktë, "Henderson" ka vite që transporton dinarë në Kosovë dhe Metohi, sipas procedurave strikte, dhe në krahin ishte angazhuar në mbështetje të misionit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2000”, theksoi Petkoviq.

Siç shtoi ai, Beogradi nuk transporton asnjë thesë me para në Kosovë, por legalisht transporton para përmes Bankës Popullore të Serbisë për qytetarët e saj për përfitime sociale, paga dhe pensione, trajtim mjekësor dhe arsim.

“Serbët i marrin paratë e përmendura përmes llogarive të tyre në bankën Poshtanska shtedionica, kështu që është gënjeshtër absolute kur Kurti thotë se serbët nuk kanë llogari rrjedhëse. Ajo që Kurti po përpiqet të fshehë është fakti se serbët tani po detyrohen të hapin llogari në bankat e Prishtinës, sepse është një mënyrë për të hequr transaksionet e pagesave në dinarë, gjë që Prishtina nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shtuar Petkoviq.

Sipas tij, qëllimi përfundimtar i gjithçkaje që po bën Kurti tani është që të detyrojë serbët nga Kosova të largohen nga rraskapitja ekonomike dhe pasiguria, për të kryer deri në fund politikën e spastrimit etnik, të cilën, siç thotë ai, Beogradi kurr nuk do ta lejoj, ashtu siç nuk do ta lërë kurrë popullin e vet në baltë, as nuk do të lejoj që populli serb të mbetet pa të ardhurat e tyre.

“Po ashtu serbët e Kosovës dhe Metohisë nuk do ta lejojnë Kurtin t'ua imponojë zgjedhën e tij, sepse kanë kaluar sprova të mëdha, kështu që do ta durojnë edhe këtë mizori”, ka përfunduar Petkoviq.