Petkoviq: Vuçiq demaskoi fushatën e gënjeshtrave të Kurtit, në KB u dëgjua e vërteta rreth vuajtjeve të sërbëve në Kosovë
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se mbajtja e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Sërbisë dhe fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq kanë domethënie të jashtëzakonshme për vendin duke shtuar se u riafirmua rëndësia e Rezolutës 1244 të KS të KB dhe Karta e KB.
“Së pari, u konfirmua edhe një herë rëndësia e Rezolutës 1244 të KS të KB dhe Kartës së KB. Së dyti, organi më i lartë politik ndërkombëtar mundi të dëgjonte të vërtetën e plotë rreth vuajtjeve të sërbëve në Kosovë prej regjimit të Albin Kurtit. përmes fjalimit përmbledhtazi, të saktë, të qartë dhe të mbështetur në fakte në fjalimin e presidentit. Së treti Vuçiq demaskoi fushatën e gënjeshtrave të Kurtit, pasi muajt e fundit ka kaluar narrativë nga Prishtina se Beogradi do të sulmojë Kosovën ku është 'shteti më demokratik në botë”, tha Petkoviq për TV Pink.
Ai ka shtuar se presidenti i Sërbisë ka përdorur fjalë në dukje të zakonshme, por fjalimi i tij është ndjekur me kujdes dhe është marrë në konsideratë çdo gërmë.
Petkoviq vuri në dukje konstruksionet ligjore lidhur me krimet kundër njerëzimit dhe gjithçka tjetër që bën Kurti, duke sjellë dëme të pariparueshme për sërbët, të cilët nën forcë dhe akteve të njëanshme i’u nënshtrohen kushteve të padurueshme të jetesës.
Në konstatimin se Kurti ka thënë se sërbët në Kosovë nuk kanë asgjë kundër përdorimit të euros, Petkoviq ka theksuar se në seancë kishte më shumë hile, gënjeshtra dhe manipulime, por që Vuçiq ka thënë qartë se çfarë do të thotë vendimi për heqjen e dinarit:
“Se ky është sulm direkt ndaj mbijetesës së sërbëve, se Kurti vazhdon me politikën e persekutimit të sërbëve, se në një vit 14% e tyre u larguan nga Kosova për shkak të politikës së dhunshme”.
Ai ka theksuar se me heqjen e dinarit nën sulm direkt janë institucionet sërbe, të cilat në themel të të cilave bazohen transaksionet e pagesave të Sërbisë në dinarë.
“Kurti nuk ka të drejtë të marrë të tillë vendim pasi sipas marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, Sërbia ka të drejtë të financojë BKS. Ndërsa të gjitha këto institucione-shkollore, shëndetësore, kopshtet, pushtetet vendore janë baza për formimin e BKS. Qëllimi i Prishtinës është të sulmojë direkt popullin sërb”, ka treguar Petkoviq.
Në përgjigje të deklaratës se 13 nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dënuan lëvizjet e Prishtinës, ndërsa politikanët në Kosovë thonë se seanca nuk ishte e nevojshme dhe se ishte humbje, ai tha se kërkesa për thirrjen e kësaj seance dhe lufta për t’a çelur atë, ishte kundërshtuese.
“Të gjitha shifrat, gjithçka që tha Vuçiq për legalizimin ilegal të asaj që Kurti po bën përmes sistemit kosovar, shpronësimin me të cilin dëshiron të shkatërrojë sërbët... Patëm rastin të flasim për qëllimin e vërtetë të Prishtinës. Gati 13 anëtarë qëndruan në krah të Sërbisë, pra thanë se Kurti ka shkelur gjithçka me vendimin për ndalimin e dinarëve dhe se dëshiron të shkaktojë destabilitet të ri, në vend që të shkojë në drejtim të de-eskalimit”, tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se u arrit riafirmimi i Rezolutës 1244 dhe i Kartës së KB.
"Dëshmuam se si luftohet në Këshillin e Sigurimit të KB. Isha veçanërisht krenar për Vuçiqin kur tha se Sërbia është vend i lirë, i pavarur që merr e vetme vendimet", tha Petkoviq.
komentet