Millivojeviq: Ka ardhur koha që të flasë KS i KB, po llogarisim qasje objektive

Zoran Milivojević
Burim: Kosovo Online

Diplomati Zoran Millivojeviq thekson se kërkesa e Sërbisë për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bëhet për situatën komplekse në Kosovë e cila është më e rëndë se kurrë ndonjëherë dhe shprehet se ngjarjet e sotme-sulmi i policisë kosovare në enklavat e pjesës jugore të Kosovës-dëshmon synimin e qartë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për spatrimin etnik të sërbëve. Ai shton se ka ardhur koha që KS i KB të flasë dhe të llogarisë që qasja do të jetë objektive, pavarësisht se ky organ aktualisht kryesohet nga një vend që e njeh Kosovën.

Duke theksuar se siguria e sërbëve në Kosovë është plotësisht e kërcënuar, Millivojeviq vlerëson se nuk duhet të ketë probleme dhe se anëtarët, pavarësisht se shumica prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do t‘a pranojnë thirrjen e Sërbisë për diskutim në KS. Sipas fjalëve të tij, motiv më shumë për seancën është se Kfor dhe Umnik “duhet të zgjohen”.

“Me ngjarjen e sotme, sulmi ndaj enklavave në pjesën jugore të Kosovës e Metohisë, dëshmon qëllimin e qartë për spastrim etnik të sërbëve. Këto janë enklava me më pak se një mijë banorë që jetojnë ekskluzivisht me ndihmën e Sërbisë dhe është i qartë synimi i autoriteteve të Prishtinës me Kurtin në pushtet, të ushtrojë spastrim etnik”, tha Millivojevic për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit kujton se KS në radhë të parë është përgjegjës për sigurinë dhe për gjendjen normale të jetës në ato hapësira, vlerëson ai, kërkesa për seancë është plotësisht e justifikuar, përputhet me Kartën e KB ashtu sikurse dhe detyrat e KS, si dhe atë që mandaton Rezoluta 1244.

Ndaj, ka ardhur koha që Këshilli i Sigurimit të flasë.

“Nuk duhet të shkohet deri tek problemet pavarësisht se shumica e anëtarëve aktualë të përhershëm dhe të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit e kanë njohur K&M, por situata është e tillë që thjesht pritet që t‘a pranojnë diskutimin e Këshillit të Sigurimit“ beson Millivojeviq.

Ky i fundit thotë se kjo seancë për Sërbinë edhe politikisht është e rëndësishme pasi bën të ditur se Kosova është nën juridiksionin e KB në KS, se Rezoluta 1244 është në fuqi dhe se përgjegjësia kryesore për ruajtjen e popullit sërb në Kosovë, është parandalimi i eskalimit të mëtejshëm në terren pikërisht nga Këshilli i Sigurimit i KB.

Është koha, thekson ai, që të zgjohen Unmik dhe Kfor.

„Pra ajo çfarë është e panatyrshme edhe kur bëhet fjalë rreth gjendjes në terren dhe kur bëhet fjalë rreth sjelljes së një pjese të bashkësisë ndërkombëtare që kanë përgjegjësi në terren sepse faktikisht ata embajnë KFOR përmes NATO, mungesa e tyre në terren dhe heshtja, janë tamam arsyeja përse KS kryesisht duhet të marrë qëndrim të caktuar”, tha Millivojeviq.

Diplomati thotë dhe se Sërbia po përballet me situatën më të vështirë deri më tani kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të veta shtetërore e kombëtare.

Është e natyrshme, beson ai, që Sërbia t'i drejtohet kujtdo që është në krye dhe t'i bëjë të ditur se Kosova nuk është shtet, se është entitet nën protektoratin e KB dhe se është e nevojshme që KB të pajtohet për këtë.

“Unë thjesht pres që të mos ketë mosmarrëveshje. Kam parasysh deklaratat, sidomos deklaratën e Departamentit të Shtetit, e cila ishte më e ashpër se ajo e BE dhe që tregon se pavarësisht përkrahjes së Kosovës nga ana e qendrave të fuqishme perëndimore, egziston element i vëzhgimit të politikës reale në terren, duke kuptuar se situata mund të eskalohet dhe se po shkohet në rrezikshmëri të klimës politike dhe ambjentit në të cilën ndodhet K&M dhe se egzistojnë mirëkuptime për qëndrimet e Sërbisë në këtë moment dhe do të thoja dhe për mirëkuptimet për argumentet e Sërbisë kur është fjala rreth sjelljes së palës kosovare“ ka thënë Millivojeviq.

Sipas vlerësimit të tij duhet të kihet parasysh se ky është sinjali i parë i mosbesimit të disa qendrave të fuqisë perëndimore e në radhë të parë të SHBA ndaj politikës  që ndjek Kurti.

Situata në Kosovë, distancon qendrat e fuqisë perëndimore nga interesi i tyre që përmes rrugës së dialogut të shkohet në ndonjë zgjidhje që do të ishte në interesin e të gjithëve nga ku do të çohej drejt ndonjë normalizimi në zgjidhjen e çështjes kosovare.

Sërbia, kujton Millivojeviq, sigurisht që mund të mbështetet tek dy anëtarët e KS-Kinën dhe Rusinë dhe mund të mbështetet në ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Megjithatë shteti që kryeson KS është shtet që ka njohur Kosovën, por llogarisim objektivitet të situatës në terren dhe po llogarisim, do të thosha, në një qasje diçka më ndryshe ndaj kësaj çështjeje që kemi përmes deklaratave prej Brukselit dhe Uashingtonit. Ndaj vërejtja se nuk është në favor të tyre që kjo gjë të ngrihet në nivel më të lartë dhe se mund të jetë instrument që ata të veprojnë ndaj Kurtit”, tha Millivojeviq.

Ky i fundit thekson se instrumentet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Prishtinës deri më tani kanë dëshmuar të jenë joefektive, nga njëra anë për shkak të pamjaftueshmërisë së vullnetit politik të qendrave të fuqive perëndimore që e kanë njohur Kosovën dhe nga ana tjetër për shkak ekskluzivitetit të Kurtit në zbatimin e masave dhe aksioneve.

Kjo është mundësi që përmes këtij mekanizmi të qendrave të fuqive perëndimore, të gjejnë mënyrë për t‘a kthyer gjënë në terrenin diplomatik e politik dhe t’i kthehemi dialogut duke patur parasysh se kjo na ndan patjetër të gjithëve nga dialogu real dhe zgjidhjes politike.

„Mendoj se në këtë moment eskalimi nuk i intereson as qendrave të fuqive perëndimore” konstaton Millivojeviq.

Pyetjes nëse mjafton vetëm mbajtja e seancës së KS nën letrat e personalizuara për të gjithë liderët që publikut botëror të njihet me të gjitha problematikat e sërbëve në Kosovë, diplomati vlerëson se në çdo rast ky është element i rëndësishëm.

“Kurrë nuk mjafton, duhet thënë se gjëja aty ka eskaluar, por ky është fillimi i mesazhit se Sërbia do të jetë e vendosur në mbrojtjen e interesave të saja shtetërore dhe kombëtare, se nuk do të bëjë më asnjë lëshim ndaj palës prishtinase dhe se është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të zgjerohet, jo vetëm kjo pjesë që mbështet pavarësinë e Kosovës, të njihet me situatën në terren dhe se ky është një nga elementet e performancës së Sërbisë në periudhën e ardhshme, përveç duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe argumentet që dalin prej saj”, ka përfunduar Millivojeviq.